Agjentët e FBI-së në aksion, një tjetër çështje ka nevojë për zgjuarsinë tuaj!

Një ditë pas Krishtlindjeve, disa zyrtarë të policisë trokitën në derën e një banori të zonës.

Agjentët e FBI-së në aksion, një tjetër

Pas disa minutash, një burrë i përgjumur hapi derën dhe u habit kur pa njërin prej policëve tek dera. Ky i fundit i tha kështu: “Fqinji juaj na telefonoi dje duke na treguar për festën që keni organizuar në shtëpi me rastin e Krishtlindjeve. Na komunikoi se pasi erdhi në festë, ju përfituat për të grabitur disa sende me vlerë nga shtëpia e tij."

Agjentët e FBI-së në aksion, një tjetër

Burri u përgjigj: “Çfarë feste?! Ne festuam Krishtlindjet në shtëpinë e një të afërmi.”
Polici nuk e zgjati shumë, por u shpreh shkurtimisht: “E di, e di. Sapo hyra e kuptova se fqinji juaj kishte gënjyer.”

Pyetja është: Si e gjeti polici se burri në foto nuk kishte faj?

Agjentët e FBI-së në aksion, një tjetër

Mos u dorëzoni! Jua thamë edhe në testin e djeshëm që të mos i komplikoni gjërat.

Agjentët e FBI-së në aksion, një tjetër

Pra, e keni ndarë mendjen të mos e gjeni?

Agjentët e FBI-së në aksion, një tjetër

Ok, ja përgjigjja:

1. Siç duket edhe në foto, shtëpia është shumë pak e zbukuruar që të lërë të kuptosh se ka patur një festë një natë më parë.
2. Fisha e dritave të pemës nuk është vendosur në prizë dhe Krishtlindje pa drita nuk ka.
3. E sikur të mos mjaftonte, njëra prej llampave të dritave mungon. Dritat e pemëve zakonisht funksionojnë kështu: digjet njëra, nuk ndizen të tjerat. Pra, si supozohet të ketë patur festë pa zbukurime dhe drita?!

Ja pra e vërteta, të cilën me gjasë një pjesë e mirë arriti ta gjente. Nuk habitemi në fakt; tek testi special i djeshëm “Kush është mamaja e vogëlushit?” shkëlqyet.

Shihemi me testin e radhës agjentë të vegjël.

Lini një Përgjigje

MOS I HUMBISNI