Zgjidh vetëm një çift dhe mëso si është marrëdhënia jote!

Keni dëgjuar ndonjëherë për 'haptics'? Është një lloj komunikimi joverbal përmes kontaktit me sy, i studiuar nga psikologët socialë. Specialistët thonë se mund të zbulohet shumë në lidhje me marrëdhënien e një çifti thjesht duke parë si sillen me njëri-tjetrin.

Shikojini me kujdes çiftet e mëposhtme, zgjidhni të preferuarin dhe zbuloni ç’fshihet për marrëdhënien tuaj në çift.

Zgjidh vetëm një çift dhe mëso si është
Nga e majta në të djathtë: Çifti 1, 2 dhe 3
Zgjidh vetëm një çift dhe mëso si është
Nga e majta në të djathtë: Çifti 4, 5 dhe 6

Zgjidh vetëm një çift dhe mëso si është

E zgjodhët?

Zgjidh vetëm një çift dhe mëso si është

Çifti nr.1: “Pas çdo burri të suksesshëm, fshihet një grua e shkëlqyer”. Kjo është shprehja perfekte për marrëdhënien tuaj. Ti je gruaja tipike që i kushton vëmendje gjërave të rëndësishme dhe përpiqesh vazhdimisht për të mos lënë partnerin pas dore. E ndihmon atë gjithnjë që të qëndrojë me këmbë në tokë.

Çifti nr.2: Në marrëdhënien tuaj është partneri ai që drejton gjithçka. Ai është njeri i përgjegjshëm, i qetë dhe mban ekuilibrat e lidhjes suaj.

Çifti nr.3: Një përqafim i tillë tregon se marrëdhënia juaj ka në qendër mbrojtjen e njëri-tjetrin dhe mbështjen në çastet e vështira. Respekti juaj i ndërsjelltë vihet re menjëherë.

Çifti nr.4: Marrëdhënia juaj është harmonike dhe gjithmonë përpiqeni ta mbështestin njëri-tjetrin, pavarësisht zënkave të vogla. Shijoni përherë çdo minutë kur jeni bashkë pa qenë nëvoja të jeni në një vend woww!

Çifti nr.5: Ju të dy jeni ndër ata çifte që e shprehni dashurinë edhe në publik. Secili respekton dëshirat, interesat dhe mendimet e tjetrit. Ndoshta nëpër rrjete sociale nuk keni 100 foto bashkë, por raporti juaj është shumë romantik.

Çifti nr.6: Me shumë gjasë ju keni shumë selfie bashkë. Përpiqeni vazhdimisht ta shprehni dashurinë kudo ku jeni, qoftë edhe në ambjente publike. Të gjithë miqtë ju konsiderojnë si një ndër çiftet më të bukura.

Lini një Përgjigje

MOS I HUMBISNI