Një psikolog kanadez, John Alan Lee, iu afrua procesit të përcaktimit të dashurisë në një tjetër nivel. Ai sugjeroi idenë se dashuria mes 2 individëve është në 6 lloje të ndryshme. Në librin e tij “The Colors of Love” (Ngjyrat e Dashurisë) ai përshkruan të gjitha ngjyrat duke i emërtuar sipas fjalëve greke ose latine.
Shikoni ngjyrat e mëposhtme, zgjidhni të preferuarën tuaj dhe më pas zbuloni se ç’fshihet pas asaj ngjyre.
Eros – dashuri pasionante fizike dhe emocionale; stereotipi i dashurisë romantike.
Ludus – dashuri që luhet si lojë ose sport; si pushtim.
Storge – dashuri që zhvillohet nga miqësia dalëngadalë bazuar mbi të përbashkëtat e individëve.
Pragma – dashuria që nxitet nga koka, jo nga zemra; praktike dhe aspak emocionale.
Mania – dashuri shumë e paqëndrueshme dhe e ushqyer me një vetëvlerësim të ulët.
Agape – dashuri vetëmohuese, altruiste, shpirtërore dhe e vërtetë.
Lini një Përgjigje