Quiz: Zgjidhni vendin që ju frikëson dhe mësoni më shumë për veten

Një shkrimtar dhe studius amerikan i mitologjisë, Joseph Campbell dikur është shprehur: “Shpella që ju i trembeni më shumë, mban thesarin që kërkoni.”

Kështu që përmes këtij testi do të keni mundësi të zbuloni më shumë rreth frikrave dhe çfarë ju duhet për të shkuar drejt lumturisë.

Në fotot e mëposhtëme zgjidhni një nga ambientet të cilës i frikësoheni më shumë:

Rezultatet janë këto:

Quiz: Zgjidhni vendin që ju frikëson dhe mësoni më

1. Nëse keni frikë të hyni në shpellën e akullit do të thotë se po kërkoni ngrohtësi emocionale. Pavarësisht faktit që ju shkon çdo gjë në jetë, pranoni gjithçka keni, e njihni mirë veten dhe nuk përjetoni ankthi, ende keni frikë nga vetmia, zhgënjimi apo mërzitja.

Thesari që po kërkoni në shpellën e akullt është dashuria.

Quiz: Zgjidhni vendin që ju frikëson dhe mësoni më

2. Tuneli i tmerrshëm

Nëse ky ju frikëson do të thotë se ke nevojë të nisësh një kapitull të ri emocional. Uji i turbullt simbolizon errësirën në mendjen tënde që duhet pastruar njëherë e mirë.

Ajo çfarë ju duhet është vetë-vlerësimi. Mos harroni se edhe në fund të tunelit më të errët ka gjithmonë dritë!

Quiz: Zgjidhni vendin që ju frikëson dhe mësoni më

3. Vetëm ideja se mund të gjendeni këtu ju tmerron. S’keni asnjë ide çfarë ju pret dhe se si mund të dilni që aty. Kjo foto simbolizon mërzitjen. Ke ngecur diku dhe po pret dikë që të vijë dhe të të shpëtojë. Ajo çfarë të duhet është një udhëtim.

Ti do të kalosh sa më shumë kohë të jetë e mundur jashtë, të mësosh gjëra të reja dhe të shijosh jetën. Pse nuk bën një udhëtim diku larg?

Quiz: Zgjidhni vendin që ju frikëson dhe mësoni më

4. Kjo strofull ju frikëson? Ndodh sepse i trembeni asaj që mund të gjeni. Ti mund të jesh njeriu që ndihet rehat me familjen dhe punën, por duhet të jeni të sigurtë se çfarë doni vërtetë nga jeta.

Ajo që do t’ju shpëtonte është gjetja e kuptimit të jetës. Mund të zbuloni gjëra që fillimisht do t’ju duken të huaja, por nëse bëni një hap më afër tyre do të ndiheni shumë herë më mirë.

Quiz: Zgjidhni vendin që ju frikëson dhe mësoni më

5. Nëse kjo ndërtesë e braktisur ju frikëson, do të thotë se jeni njeri i fortë, i zgjuar dhe me aftësi të mira analitike. E pranoni jetën siç është dhe keni morale të larta. Çarjet në ndërtesë simbolizojnë se barriera mes jush  dhe njerëzve të tjerë po thyehet.

Ajo çfarë po kërkoni është kënaqësia emocionale.

Quiz: Zgjidhni vendin që ju frikëson dhe mësoni më

6. Duket si makth kjo shtëpi për ju? Jeni njeri me zemër të madhe, bujar, i thjeshtë dhe i ndershëm. Doni t’i mbroni ata që doni dhe t’i jepni gjithçka kanë nevojë. Shtëpia gjysmë e prishur tregon pamundësinë për ta bërë këtë. Lajmi i mirë, është se keni gjithë shanset për të arritur ku doni.

Ajo çfarë po kërkoni në këtë shtëpi, është pasuria, për t’i siguruar të dashurve të ty gjithçka duan.

Quiz: Zgjidhni vendin që ju frikëson dhe mësoni më

7. Nëse ju frikësojnë shkallët, ti kërkon një jetë plot emocione dhe gëzim. Ke tendencën të udhëtosh kohë pas kohe. Ti i trembesh vdekjes më shumë se gjithçka. Çfarë je duke kërkuar është vetëm shëndet.Duhet të bësh më shumë kujdes për veten  dhe ndoshta të ndryshosh pak stilin e jetës.

Quiz: Zgjidhni vendin që ju frikëson dhe mësoni më

8. Frika nga dera ngjyrë blu e rrethuar nga gura të mëdhenj, është për një arsye të mirë. Kjo simbolizon dëshirën tënde për të lënë pas gjithçka nga e kaluara. Je një person i qedrueshëm dhe mund të arrish çdo objektiv që vendos.

Ajo çfarë po kërkon është rehatia. A s’do të ishte më mirë të merrnit një pushim?

Lini një Përgjigje

MOS I HUMBISNI