Çdo njeri ka zakonet e tij. Dikush kafshon thonjtë gjatë një situate stresuese, disa të tjerë janë gjithmonë vonë, te tjerë më ankthioz se ç’duhet. Të mësosh më shumë rreth vetes, jo vetëm që është çdo herë interesante, por edhe e dobishme.
Tani, për të zbuluar një tjetër anë të personalitetit tuaj, përgjigjuni kësaj pyetjeje: Si e shihni burrin në foto? Në profil apo përballë?
Shënim*: Nuk ka një përgjigje të saktë. Vetëm shihni foton dhe përgjigjuni si e ndjeni.
Përballë!
Nëse mendoni se burri në foto, po pozon përballë do të thotë se ju arrini t’i bindni njerëzit me fjalët tuaja. Jeni të hapur ndaj çdo gjëje të re, merrni përsipër risqe në biznes dhe keni përherë idetë më të çmendura.
E doni jetën të mbushur me aktivitete dhe ju pëlqen vëmendja. Liria është shumë e rëndësishme për ju dhe i trembeni përfshirjes. E mbroni gjer në fund mendimin tuaj. Me energjinë që ju karakterizon, mund të frymëzoni lehtë këdo.
Pamje profili
Jeni modest dhe i turpshëm. Është e rëndësishme për ju t’i keni gjërat nën kontrroll, prandaj analizoni më parë çdo skenar të mundshëm. Nëse diçka ju del jashtë kontrrollit, e humbisni dhe bëheni nervoz.
Nuk krijoni marrëdhënie me çdo këdo rreth jush. Keni disa miq të ngushtë dhe për njerëzit e dashur jeni gati të sakrifikoni interesat tuaja. Mund ta kuptoni ç’ndjejnë njerëzit vetëm nga sytë pasi edhe vetë jeni natyrë delikate dhe shumë detajiste. Përpiqeni të jeni pozitivë dhe ta kuptoni veten përmes mendimeve më të thella që mund të keni.
Lini një Përgjigje