Xhinset e bardha janë një veshje që mund të vishet gjatë gjithë vitit, por gjatë verës kombinohen veçanërisht bukur me veshje të freskëta dhe të lehta. Edhe pse ka pafund mënyra për t’i kombinuar, një nga pamjet më elegante krijohet kur vishen me këpucë të sheshta dhe të kuruara, si ato që veshi së fundmi Brooke Shields.
Javën e kaluar, ndërsa ndodhej në Nju Jork, supermodelja ikonë e viteve ’80 u fotografua duke shëtitur në rrugët e qytetit. Ajo kishte veshur xhinse të bardha me bel të lartë dhe këmbë të gjera, perfekte për një pasdite me diell.

Ajo i kishte kombinuar me një bluzë të thjeshtë bezhë, një çantë të madhe nga Gucci, një kapele bejsbolli dhe këpucët elegante të sheshta që përmendëm më lart: këpucë tip Meri Xhejn me zbukurime metalike.

Pavarësisht nëse jeni 60 vjeç, si Brooke Shields, apo 30, këpucët tip Meri Xhejn me zbukurime metalike, të kombinuara me xhinse të bardha, krijojnë një pamje elegante dhe të përjetshme.



Forma e sheshtë e këpucëve ruan një stil të thjeshtë dhe pa sforco, ndërsa zbukurimet metalike i japin veshjes një ndjesi më të pasur dhe një detaj më të rafinuar, që këpucët e zakonshme të këtij modeli nuk e kanë.



Për më tepër, janë perfekte për verën dhe përshtaten lehtësisht edhe me veshjet e vjeshtës.
Nëse po kërkoni të përditësoni mënyrën si vishni këpucët e sheshta gjatë muajve të ngrohtë, ky është një model që ia vlen ta provoni. Këpucët tip Meri Xhejn me zbukurime metalike janë një mënyrë e thjeshtë për t’i dhënë xhinseve të bardha një pamje më të kuruar, elegante dhe luksoze.



-
Po, kjo bluzë “e vjetruar” për të dalë është rikthyer zyrtarisht
21 Korrik, 09:25 -
-
-
-
-
-






