Showbiz

Nga BBVA te profilet false: Beatrix Ramosaj thotë se përndjekja online vazhdon prej 5 vitesh

Nga BBVA te profilet false: Beatrix Ramosaj thotë se përndjekja online
Foto: @beatrixramosaj / Instagram

Beatrix Ramosaj ka reaguar publikisht për një situatë të cilën ajo e përshkruan si përndjekje online që vijon prej më shumë se pesë vitesh, duke publikuar një disa Instagram Stories ku flet për qindra llogari false, kontakte me njerëzit e saj të afërt dhe tentativa të vazhdueshme për të mësuar detaje nga jeta e saj private.

Këngëtarja publikoi një screenshot ku shfaqeshin disa kërkesa të njëpasnjëshme për ndryshimin e fjalëkalimit të llogarisë së saj, të mbërritura brenda pak minutash në orët e para të mëngjesit.

“Ora 7 e mëngjesit dhe ky nivel përkushtimi ndaj jetës së dikujt tjetër është në fakt poshtërues," shkroi ajo mbi foton.

Në një tjetër postim, Beatrix tha se bëhet fjalë për më shumë se 200 profile false, të cilat sipas saj kanë kontaktuar familjarë, miq dhe madje persona që ajo thjesht ndjek në rrjete sociale, në përpjekje për të marrë informacione për të.

“E vërteta është se ti di vetëm çfarë unë zgjedh të ndaj. Jeta ime reale ka vazhduar bukur jashtë këtij ekrani," shkroi ajo, duke shtuar se pas më shumë se pesë vitesh nuk ndien më zemërim, por keqardhje për personat që, sipas saj, kanë investuar kaq shumë kohë duke u marrë me jetën e një të panjohure.

Reagimi duket se lidhet me një periudhë që për Beatrix nisi pas “Big Brother VIP Albania 1”, kur jeta e saj private u kthye në një prej temave më të komentuara në rrjet. Gjatë dhe pas eksperiencës së saj në reality show, raporti me Donald Veshajn u diskutua për muaj me radhë, ndërsa këngëtarja u përball edhe me një valë të madhe komentesh dhe gjykimesh online.

Pa përmendur emra dhe pa e lidhur drejtpërdrejt personin që ajo akuzon me një grup të caktuar fansash apo me historinë me Donaldin, Beatrix e bëri të qartë se situata, sipas saj, vazhdon prej më shumë se pesë vitesh.

“Imagjino të kalosh mbi pesë vite e fiksuar pas dikujt dhe përsëri të mos arrish kurrë aq pranë sa ta njohësh vërtet," shkroi ajo në një prej postimeve.

Më tej, këngëtarja theksoi se nuk ka ndërmend të distancohet apo të turpërohet nga e shkuara për shkak të gjykimit të të tjerëve.

“Unë zotëroj jetën time, historinë time, zgjedhjet e mia. Të gjitha. Nuk ka asgjë që mund të më thuash mua apo njerëzve që dua që të më bëjë të ndihem ndryshe për një jetë që e kam jetuar plotësisht si timen. Dhe kjo është fuqia ime," shkroi ajo.

Beatrix shtoi se ka qenë gjithmonë e hapur për jetën e saj dhe se, edhe pse ka bërë zgjedhje që sot mund t’i bënte ndryshe, nuk ka ndërmend t’ua lërë të tjerëve mundësinë t’ia përdorin kundër.

“Pranoje historinë tënde përpara se dikush tjetër të përpiqet ta përdorë kundër teje. Prano të mirën, rrëmujën, zgjedhjet që sot do t’i bëje ndryshe. Është jeta jote”, shkroi ajo, përpara se ta mbyllte me një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Pesë vite janë një kohë shumë e gjatë për t’i humbur me jetën time. Shpresoj që një ditë të mësoni ta doni jetën tuaj po aq sa dua unë timen.”

REELS

Nxitoni, se s’do ngeli gjë për ju me sa duket… 👀😂@nalta

Apo s’ia vlen të merresh? 🤓

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.