Mama

Nga Dua te Otis: Emrat e bebeve që pritet t’i dëgjojmë gjithnjë e më shpesh

Maeva, Dua, Raya, Otis dhe Axel janë mes emrave të bebeve që po rriten më shpejt në popullaritet. Te vajzat bie në sy një prirje e qartë: shumë prej emrave më të kërkuar përfundojnë me shkronjën “a”.

Një analizë e të dhënave në Angli dhe Uells ka zbuluar se cilët emra kanë fituar më shumë terren gjatë dekadës së fundit dhe mund të bëhen edhe më të zakonshëm në pesë vitet e ardhshme.

Serialet, filmat dhe personazhet e njohura vazhdojnë të ndikojnë te zgjedhjet e prindërve. Krahas tyre, po rikthehen emrat vintage të frymëzuar nga vitet 1920, si edhe emrat që lidhen me natyrën.

Ekspertët e JoJo Maman Bébé analizuan të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave për lindjet në Angli dhe Uells nga viti 2016 deri në vitin 2025. Duke llogaritur ritmin mesatar vjetor të rritjes, ata përcaktuan emrat e vajzave dhe djemve që po fitojnë popullaritet në mënyrën më të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Emrat e vajzave që po rriten më shpejt

Në krye të listës qëndron Maeva, një emër me origjinë franceze dhe polineziane, përdorimi i të cilit është rritur mesatarisht me rreth 69% çdo vit. Emri vjen nga fjala tahitiane “maeva” dhe do të thotë “mirë se erdhe”.

Në vendin e dytë renditet Maeve, një emër me origjinë irlandeze që do të thotë “ajo që magjeps”. Popullariteti i tij mund të jetë ndikuar edhe nga seriali “Sex Education”, ku një nga personazhet kryesore, Maeve Wiley, interpretohet nga Emma Mackey.

Në listën e emrave në rritje përfshihen gjithashtu Raya, Dua, Ayra dhe Nova.

Emri Dua po rritet me rreth 22.8% në vit, një prirje që mund të lidhet edhe me suksesin ndërkombëtar të Dua Lipës. Në shqip, “dua” lidhet me dashurinë, ndërsa në Islam, “du’a” i referohet një lutjeje.

Raya, që mendohet se ka origjinë hebraike, do të thotë “shoqe”. Ayra ka origjinë arabe dhe lidhet me kuptimet “e respektuar” ose “madhështore”.

Një tjetër emër që përfundon me “a” dhe po bëhet gjithnjë e më i kërkuar është Eliana. Në vitin 2026, ai ka kaluar Olivian dhe është renditur si emri më popullor për vajza në të dhënat e BabyCentre. I konsideruar si një alternativë moderne e Elonor, Eliana ka dy kuptime. Në hebraisht përkthehet “Zoti im është përgjigjur”, ndërsa lidhet edhe me fjalën greke për diellin, “ílios”.

Emrat e djemve që po fitojnë popullaritet

Emrat e djemve në rritje janë më të larmishëm. Oakley është emri me ritmin më të lartë të rritjes. Ai ka origjinë angleze dhe do të thotë “hapësirë mes lisave” ose “livadh pranë pemëve të lisit”.

Në pesëshen e parë përfshihen gjithashtu Remy, Otis, Hudson dhe Axel.

Remy është një emër me origjinë franceze dhe latine, që do të thotë “rremtar”.

Edhe popullariteti i Otis mund të jetë ndikuar nga “Sex Education”. Personazhi kryesor Otis Milburn interpretohet nga Asa Butterfield. Emri ka origjinë gjermane dhe lidhet me kuptimet “i pasur” ose “fat”.

Hudson ka origjinë angleze dhe do të thotë “djali i Hudd” ose “djali i Hugh”. Dikur përdorej kryesisht si mbiemër, por vitet e fundit po zgjidhet gjithnjë e më shpesh si emër i parë.

Axel ka origjinë skandinave dhe do të thotë “babai i paqes”.

Burimi: HuffPost

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨