Relationships

Nga fluturat në stomak te pranimi: 4 fazat që kalon pothuajse çdo marrëdhënie

944c6817056bd12bc2e1f41cf190d851.jpg

Të biesh në dashuri mund të jetë e lehtë. Pjesa e vështirë është të ndërtosh një marrëdhënie të shëndetshme që mund të zgjasë në kohë. Ndryshe nga filmat romantikë, ku historia zakonisht përfundon sapo çifti bashkohet, në jetën reale aty fillon puna e vërtetë.

Çdo marrëdhënie sjell sfida, ndryshime dhe momente kur dy partnerët duhet të vendosin nëse duan të vazhdojnë të ndërtojnë diçka bashkë apo të marrin rrugë të ndryshme. Sipas ekspertëve, megjithëse çdo çift ka historinë e vet, shumica e marrëdhënieve kalojnë nëpër disa faza të ngjashme.

Të kuptuarit se në cilën fazë ndodheni mund t'ju ndihmojë të kuptoni më mirë marrëdhënien, problemet që po përjetoni dhe atë që duhet të bëni për ta çuar atë përpara.

1. Faza e “muajit të mjaltit”

Kjo është periudha që të gjithë e njohim: gjithçka duket më e bukur, partneri duket perfekt dhe të metat e tij kalojnë lehtësisht pa u vënë re.

Sipas këshilltares së marrëdhënieve Courtney Watson, në këtë fazë trupi është i mbushur me hormonet që lidhen me dashurinë dhe kënaqësinë, ndërsa çiftet priren të fokusohen te emocionet pozitive. Ajo e përshkruan si periudhën kur dashuria dhe tërheqja janë në kulmin e tyre dhe krijohet ndjesia se “asgjë tjetër nuk ka rëndësi”.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë të mos humbni plotësisht sensin e realitetit. Fundja, pavarësisht sa fort mund të ndiheni të lidhur me dikë, në fillim ende nuk e njihni plotësisht.

444822298fb1201002abcee7ca937e45 (1).jpg

2. “Përballja me realitetin

Pastaj vjen momenti kur syzet rozë fillojnë të bien.

Në këtë fazë, ju dhe partneri filloni të vini re më qartë zakonet, dallimet dhe karakteristikat që më parë mund t'i kishit anashkaluar.

“Këtu zbresim me këmbë në tokë”, shpjegon Watson.

Kjo është edhe koha kur duhet të pyesni veten nëse mund t'i pranoni realisht disa nga tiparet e partnerit dhe nëse jeni të gatshëm të ndërtoni besimin mes jush. Në vend që marrëdhënia të mbështetet vetëm te kimia dhe emocionet, filloni të kuptoni nëse funksiononi vërtet si një ekip.

summer-love-movies-4-768x512.jpg

3. “Faza e punës”

Kjo konsiderohet si faza më e gjatë dhe, ndoshta, më e vështira.

Nëse vendosni të vazhdoni bashkë, këtu fillon puna e vërtetë për marrëdhënien. Çifti duhet të mësojë të komunikojë, të bëjë kompromise dhe të gjejë mënyra për të përballuar gjërat që e bezdisin te njëri-tjetri.

Në këtë fazë partnerët fillojnë të kuptojnë më mirë kufijtë e njëri-tjetrit dhe atë që secili pret nga marrëdhënia. Kjo fazë mund të zgjasë për vite dhe nuk përfundon domosdoshmërisht kur çifti martohet.

Në fakt, është pikërisht këtu ku shumë çifte kuptojnë nëse kanë një bazë mjaftueshëm të fortë për të vazhduar bashkë apo nëse problemet janë më të mëdha se dëshira për t'i zgjidhur ato.

wicker-park.jpg

4. Faza e pranimit

Nëse një çift arrin deri këtu, marrëdhënia ka kaluar tashmë shumë prova.

Faza e pranimit është momenti kur partnerët nuk përpiqen më ta ndryshojnë njëri-tjetrin dhe mësojnë ta pranojnë personin që kanë përballë, me të mirat dhe të metat e tij.

“E dini që jeni në fazën e pranimit kur gjërat që më parë ju shqetësonin nuk ju shqetësojnë më”, shpjegon Watson.

Kjo fazë shfaqet kur një çift ka ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe të ekuilibruar, ku të dy partnerët ndihen të dëgjuar, të respektuar dhe të barabartë.

Dhe ndoshta ky është edhe ndryshimi më i madh mes dashurisë së fillimit dhe një marrëdhënieje që ka arritur të zgjasë: nuk bëhet fjalë më për të besuar se tjetri është perfekt, por për ta njohur plotësisht dhe për të zgjedhur gjithsesi të ndërtoni një jetë bashkë.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨