Për disa njerëz, një masazh mund të jetë vetëm një mënyrë për t’u çlodhur, por kur përvoja përfshin edhe kontakt seksual, reagimet ndryshojnë ndjeshëm: disa flasin për relaks dhe kënaqësi, ndërsa të tjerë për boshllëk, parehati, faj apo shqetësim për mënyrën se si funksionojnë këto ambiente.
Të njohura si masazhe me “happy ending”, këto shërbime nuk ofrohen nga qendrat profesionale dhe të licencuara të masazhit. Në shumë vende, ato trajtohen si formë prostitucioni dhe ambientet që i ofrojnë mund të përballen me pasoja ligjore.
Rrëfimet e mëposhtme janë marrë nga postime në Reddit. Ato janë shkruar nga përdorues anonimë dhe vërtetësia e tyre nuk mund të konfirmohet.
“Ishte një përvojë e këndshme”
Një përdorues e përshkroi përvojën si të këndshme dhe profesionale. Ai tha se u ndie mirë dhe se mund ta kishte përsëritur, po të mos ishte çmimi i lartë. Për të, nuk kishte ndonjë ndjesi faji apo pendese pas largimit. E konsideroi thjesht një shërbim për të cilin kishte paguar.
“Më pas mendoja se mund t’i kisha shpenzuar ndryshe paratë”
Një tjetër person tregoi se kishte frekuentuar disa ambiente të tilla kur ishte më i ri. Edhe pse i pëlqente masazhi, pas përfundimit shpesh mendonte se paratë mund t’i kishte përdorur për diçka tjetër. Ai pranoi gjithashtu se vazhdoi të kthehej për shkak të një marrëdhënieje jo të shëndetshme që kishte krijuar me seksin.
“U ndjeva thjesht i relaksuar”
Një përdorues tjetër tha se përvoja nuk i shkaktoi ndonjë konflikt emocional. Ai u ndie i qetë dhe i relaksuar dhe e konsideroi shërbimin si një shtesë të një masazhi të zakonshëm. Sipas tij, do ta përsëriste, pasi as kostoja nuk ishte shumë më e lartë se ajo e një masazhi standard.
“U ndjeva e dëshiruar”
Një grua tregoi se përvoja e saj nuk ndodhi në një ambient që ofronte zakonisht shërbime të tilla. Mes saj dhe terapistit të masazhit kishte lindur kimi, ndërsa ai kishte vendosur të thyente kufijtë profesionalë. Ajo tha se pas kësaj u ndie e dëshiruar.
“Doja që edhe masazhi të ishte i mirë”
Për disa përdorues, pjesa më e rëndësishme mbetej vetë masazhi. Njëri prej tyre tha se ndihej plotësisht i relaksuar pas përvojës, por zhgënjehej kur cilësia e masazhit ishte mesatare. Për të, kontakti seksual ishte vetëm një shtesë, jo arsyeja e vetme për të shkuar.
“Në fund ishte pak zhgënjyese”
Një person e përshkroi përvojën si më pak emocionuese nga sa e kishte imagjinuar. Ai tha se u largua i kënaqur në përgjithësi dhe nuk pendohej, por pas përfundimit përjetoi një ndjenjë boshllëku dhe kuptoi se realiteti nuk kishte qenë aq interesant sa pritshmëritë.
“Nuk u ndjeva mirë me atë që ndodhi”
Një tjetër përdorues i Reddit tha se trupi dhe mendja e tij reaguan në mënyra të ndryshme. Ai kishte shkuar për një masazh, por mënyra se si përfundoi përvoja e bëri të ndihej në siklet. Në vend të relaksit, u largua me ndjesinë se diçka nuk kishte shkuar siç duhej.
“U ndjeva i neveritur”
Një person tregoi se kishte qenë vetëm 18 vjeç kur e provoi. Ideja se personi përballë mund të kryente të njëjtin shërbim vazhdimisht për klientë të ndryshëm e bëri të ndihej keq dhe të humbiste çdo interes për përvojën. Ai tha se nuk e kishte përsëritur më kurrë.
“Me kalimin e kohës mbeten boshllëku dhe pendesa”
Një përdorues që kishte frekuentuar rregullisht ambiente të tilla paralajmëroi se sjellja mund të kthehet shpejt në zakon. Fillimisht mund të shkaktonte qetësim, sidomos pas një dite të lodhshme, por në planin afatgjatë ai përjetoi boshllëk dhe pendesë. Sipas tij, fakti që kishte filluar të shkonte vetëm për të marrë kontakt fizik nga një person i panjohur ishte shenjë se emocionalisht nuk ndodhej në një periudhë të mirë.
“Më pas fillova të mendoja nëse ajo ishte aty me dëshirën e saj”
Një burrë tregoi se përvoja e parë kishte qenë pozitive, ndërsa në të dytën personi që ofronte shërbimin ishte shumë e ftohtë dhe vepronte në mënyrë mekanike. Pas largimit, ai nisi të pyeste veten nëse ajo grua po punonte aty me dëshirë apo ishte nën presion. Ky dyshim e ndryshoi plotësisht mënyrën se si e shihte përvojën.
“Nuk u ktheva më pasi mësova për trafikimin”
Një tjetër përdorues tha se në fillim nuk kishte pasur shqetësime të mëdha. Por kur disa nga ambientet që kishte vizituar u kontrolluan nga policia dhe u zbulua se aty punonin persona të trafikuar, ai vendosi të mos kthehej më. Rrëfimi i tij nxjerr në pah problemin më serioz që fshihet pas disa prej këtyre bizneseve: njerëzit që ofrojnë shërbimet mund të jenë viktima shfrytëzimi ose trafikimi.
-
-
-
-
15+ shqiptarë tregojnë fetishet e tyre seksuale
30 Maj, 15:06 -
-
Kjo është mosha kur gratë përjetojnë seksin më të mirë
6 Prill, 22:51
Burimi: CafeMom





