Promo

Nga nafta te priza: si e bindëm burrin të linte makinën e zemrës

Nuk e di si e keni ju, por unë e kam pranuar prej kohësh një të vërtetë universale: lidhja e djemve me makinat e tyre është një histori dashurie që ne, me sa duket, s'do ta deshifrojmë kurrë deri në fund.

Tetë vjet. Tetë vjet bashkëshorti im dhe Mazda 6 me naftë ishin një paketë e vetme. S'i ndante dot as uji e as unë. Për hir të së vërtetës ka qenë makinë e mbarë, besnike, që na ka çuar kudo pa u ankuar asnjëherë.

Po a i keni parë çmimet aktuale të naftës? 215 lekë litri sot. Me këto shifra edhe romancat më të forta hyjnë në rishikim.

Momenti kur na ra "sqepi"

Gjatë një prej atyre bisedave klasike për buxhetin e shtëpisë — ju e dini, ato që nisin me "sa harxhuam këtë muaj?" dhe mbarojnë me revolucion — kuptuam diçka që na e ndryshoi mendjen. Makinat elektrike të reja të japin teknologji dhe luks që, te makinat me karburant, do të t'i faturonin dyfish. E njëjta klasë opsionesh, çmim krejt tjetër.

Kaq mjaftoi. Vendimi u mor.

Pse pikërisht Panda Electric Motors?

Kush ka bërë xhiron e koncesionarëve e di sa lodhëse është. Buzëqeshje, broshura, kafe, "ju bëj një ofertë të veçantë"... dhe në fund del me kokën si kazan.

Te Panda Electric Motors (distributorët zyrtarë të markës premium XPENG në Shqipëri) diçka ndryshoi. Komunikimi ishte njerëzor që në minutën e parë — pa presion, pa lojëra. Patën edhe mirësinë të negocionin me ne kushtet e kontratës, gjë që, kur bëhet fjalë për një investim të tillë, nuk është detaj i vogël.

Por dini çfarë ia mbylli gojën përfundimisht burrit tim? Servisi.

Nga të gjithë koncesionarët që vizituam, vetëm këta kishin një ekip të vërtetë mekanikësh dhe inxhinierësh të ardhur nga Kina — njerëz që i njohin këto automjete deri te vida e fundit. Ta dish që makina jote është në duart e ekspertëve të fabrikës? Ajo qetësi mendore nuk blihet me para.

Zgjedhja jonë: luks, hapësirë dhe... një mini-frigorifer

Në sallë kishte alternativa pa fund. Syri na shkoi menjëherë te një XPENG G9 — aq futuriste dhe e bukur sa të duket sikur ka dalë nga një film fantashkencë. Por, të jemi realistë: për momentin ishte pak jashtë buxhetit.

Ndaj porositëm një BYD Sealion 06.

Tani që e kemi në përdorim, ju them me dorë në zemër: ta drejtosh është kënaqësi e pastër. E heshtur. E shpejtë. E mbushur me çdo opsion teknologjik që mund të të shkojë ndër mend.

Por a doni ta dini cili është opsioni im i preferuar? Një zonë e vogël e integruar për ngrohje dhe ftohje. Domethënë, mini-frigorifer. Dy-tre shishe uji apo pije freskuese për rrugët e Jugut në verë, dhe kafeja e ushqimi që rrinë ngrohtë në dimër. Detaj i vogël, lumturi e madhe.

Po udhëtimet e gjata? (Meraku ynë numër një)

Do t'ju gënjeja po t'ju thosha se hymë në këtë punë pa asnjë dyshim. Kishim një merak që na hante kokën për ditë të tëra — dhe besoj se e keni edhe ju, nëse po e mendoni këtë hap:

A do të na çonte makina? A do të na sillte mbrapsht? Dhe, mbi të gjitha — ku do ta karikonim?

Kur je mësuar me idenë se pika e karburantit të del përpara në çdo cep, ta lësh atë siguri prapa duket si kërcim në boshllëk.

Pra, e testuam. Tiranë–Dhërmi–Tiranë. Me një karikim të vetëm.

Ikëm dhe u kthyem, duke i dhënë normalisht, pa ekseset e atij që do të provojë diçka — thjesht si një familje që shkon në det. Kur mbërritëm në shtëpi, bateria kishte ende 10% rezervë.

Përgjatë gjithë rrugës ka dhjetëra opsione karikimi të shpejtë. Domethënë, edhe sikur të kesh dëshirë të bësh ndalesë, e ke ku ta bësh — jo se na u desh.

Ai merak, thjesht, u shua vetë.

Po xhepi si ia kaloi?

Këtu vjen pjesa më e bukur e gjithë historisë.

Shpenzimet tona mujore të transportit kanë rënë me rreth 80%.

Po, e lexuat drejt. Tetëdhjetë.

Dhe nuk mbaron me kaq:

I kemi thënë lamtumirë ndërrimit të vajit dhe filtrave të motorit.

Ferrotat konsumohen shumë, po shumë më ngadalë — falë sistemit Regenerative Braking, ku makina frenon përmes motorit elektrik, rikarikon baterinë dhe i kursen maksimalisht frenat.

Domethënë: frenon, kursen dhe ngarkon njëkohësisht. Multitasking i vërtetë — diçka që ne femrat e vlerësojmë veçanërisht.

Hapi tjetër?

Të them që jemi të kënaqur do të ishte pak.

Aq të kënaqur jemi, sa kemi filluar t'i hedhim sytë gjithë flotës familjare. Aktualisht kemi një Golf 6 që e përdorim për "rropatjet" e përditshme nëpër qytet — por diçka më thotë se edhe ai së shpejti do t'ia lërë vendin një elektrike të vogël.

E ardhmja qenka pa zhurmë, me ajër më të pastër dhe me portofol më të plotë.

Dhe sinqerisht? Nuk na merr malli fare për erën e naftës.

Nëse do të mësosh më shumë mbi Panda Electric Motors, kliko këtu.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨