Fashion & Beauty

Nga pantallonat capri te bikinit: 10+ trendet më të forta të kësaj vere

Nga pantallonat capri te bikinit: 10+ trendet më të forta të
Foto: Pinterest

Pasarelat e koleksioneve pranverë-verë dhe vjeshtë-dimër i kanë përcaktuar tashmë trendet sezonit. Dizajnerët rikthyen pantallonat capri, propozuan pantallona shumë të shkurtra dhe i dhanë një kuptim krejt të ri stilit sportiv.

Qoftë nëse po përgatiteni për një festë verore, një udhëtim me shoqet, disa ditë pranë detit apo thjesht doni të rifreskoni kombinimet e përditshme, mes këtyre 10+ trendeve ka diçka për çdo stil.

1. Mëndafsh dhe printe: Në pasarelën e Loewe-s u shfaqën edhe fustane me të njëjtën frymë. Sa më të pasura ngjyrat dhe motivet, aq më i fortë efekti.

2. "Rikthehemi në shkollë": Bluza polo, fundet dhe detajet që kujtojnë uniformat e kolegjeve janë rikthyer, por këtë herë me një pamje më moderne.

3. Pantallonat shumë të shkurtra: Pantallonat e shkurtra me bel të lartë dhe gjatësi minimale janë një nga trendet më të guximshme të sezonit. Janë të përshtatshme si për shëtitjet në qytet, ashtu edhe për ditët pranë plazhit.

4. Pantallonat capri: Nëse pantallonat shumë të shkurtra nuk ju bindin, alternativa është një nga trendet më të debatueshme të modës: pantallonat capri.

5. Rrobat e banjës, por jo në plazh: Chanel, Christopher Esber dhe Miu Miu i kanë kthyer në veshje për mbrëmje dhe dalje, duke i dhënë çdo kombinimi një ndjesi verore dhe provokuese.

6. Pantallonat e gjera: Pantallonat në formë balone po zënë vendin e pantallonave prej linoje dhe pantallonave të shkurtra xhins. Materialet e lehta dhe forma e lirshme i bëjnë të rehatshme në lëvizje, ndërsa ngushtimi te kyçi i këmbës i lejon të kombinohen lehtësisht me shapka ose këpucë më të holla.

7. Transparenca: Veshjet e tejdukshme janë një mënyrë e drejtpërdrejtë për ta bërë stilin e verës më interesant.

8. Stili sportiv: Ndikimi sportiv është një nga tendencat më të dukshme të verës, i nxitur edhe nga interesi për basketbollin dhe Kupën e Botës.

9. Nuanca Tiffany: Një nga ngjyrat më të forta të sezonit, qoftë si një detaj i vogël, qoftë në një kombinim monokromatik.

10. Glamuri i “The Great Gatsby”: Vitet ’20 rikthehen përmes fustaneve të lirshme, zbukurimeve me rruaza dhe siluetave të zgjatura.

11. Fundet dhe fustanet me mbështjellje: Fundet dhe fustanet që lidhen ose mbështillen rreth trupit po rikthehen në materiale më të buta dhe më të lehta.

12. Pantallonat Bermuda: Rritja e temperaturave nuk do të thotë se duhet hequr dorë nga një pamje e kuruar. Pantallonat Bermuda janë zgjidhja e sezonit për një stil veror të rehatshëm, por elegant.

Burimi: InStyle

REELS

Nxitoni, se s’do ngeli gjë për ju me sa duket… 👀😂@nalta

Apo s’ia vlen të merresh? 🤓

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.