Showbiz

Nga Selin te familja: Miri tregon gjithçka pas “BBVA”

Nga Selin te familja: Miri tregon gjithçka pas “BBVA”
Menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, Miri ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin UËTËFË Show.

I pyetur nga moderatorja Artemis Senja nëse ishte i zhgënjyer që çmimin e madh e fitoi Selin, ai u shpreh:

“Unë nuk jam i zhgënjyer për asgjë, sepse nuk jam futur aty për të fituar çmimin e madh, por për të fituar zemrat e publikut. Ndaj, atë që doja, e fitova.”

“Kam fituar simpatinë e njerëzve dhe kjo është më e rëndësishme se çdo çmim,” shtoi ai.

I pyetur nëse ka komunikuar me Selin, ai u përgjigj me shaka:

“Kush është kjo?”

Por deklarata që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte ajo lidhur me fitoren e Selin. Sipas tij, dinamika që ai krijoi brenda shtëpisë ka ndikuar drejtpërdrejt në rrugëtimin e saj drejt fitores.

“Pasi dola, më pyetën nëse fitorja e Selin ishte falë meje. Ndoshta përgjigjen duhet ta japë vetë ajo, por unë mendoj që po, ishte edhe falë meje,” tha Miri.

Një tjetër temë që u diskutua gjatë intervistës ishte marrëdhënia e tij me bashkëshorten, e cila ka qenë shpesh në qendër të komenteve gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Miri i hodhi poshtë të gjitha aludimet për krisje apo pakënaqësi nga ana e saj.

“Ajo ishte shumë krenare për atë që unë kam dhënë aty. Ka pasur shumë besim te gjërat që unë do të bëja dhe çdo gjë që ka ndodhur në atë shtëpi, ajo e ka kuptuar shumë mirë se çfarë kam bërë. Ka qenë forca ime që unë isha shumë i qetë dhe i bindur për atë që po bëja, sepse duke e njohur mirë dhe duke e ditur kush është ajo, isha shumë i sigurt në vendimmarrjet e mia dhe në strategjinë e lojës.”

Intervistën e plotë e gjeni këtu:

REELS

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

From Selin to the family: Miri tells everything after "BBVA"

Nga Selin te familja: Miri tregon gjithçka pas “BBVA”
Immediately after the end of Big Brother VIP Albania , Miri gave an exclusive interview for the UËTËFË Show .

Asked by moderator Artemis Senja if he was disappointed that Selin won the grand prize, he said:

"I'm not disappointed about anything, because I didn't enter there to win the big prize, but to win the hearts of the public. So, what I wanted, I won."

"I have won people's sympathy and that is more important than any award," he added.

Asked if he had communicated with Selin, he jokingly replied:

“Who is this?”

But the statement that attracted the most attention was the one regarding Selin's victory. According to him, the dynamic he created within the house directly influenced her path to victory.

"After I came out, they asked me if Selin's victory was thanks to me. Maybe she should give the answer herself, but I think yes, it was also thanks to me," said Miri.

Another topic discussed during the interview was his relationship with his wife, who has often been the center of comments during his stay at home. Miri dismissed all hints of rifts or dissatisfaction on her part.

"She was very proud of what I gave there. She had a lot of faith in the things I would do and everything that happened in that house, she understood very well what I did. It was my strength that I was very calm and confident in what I was doing, because knowing her well and knowing who she is, I was very confident in my decision-making and in the game strategy."

You can find the full interview here: