Fashion & Beauty

Nga vera në vjeshtë me stil: 6 mënyra chic për të veshur cardigan-in

fb16a8a87479ae7a05a82b26f666e439.jpg

Mbrëmjet e para të freskëta të verës kanë nisur të ndihen, ndërsa kalendari na kujton se vera po i afrohet gradualisht fundit. Edhe pse temperaturat gjatë ditës mbeten të larta, mëngjeset dhe mbrëmjet sjellin një freski që kërkon edhe disa ndryshime të vogla në garderobë.

Dhe pikërisht këtu rikthehet në skenë një prej veshjeve më praktike të sezonit: cardigan-i.

Nëse shprehja “merre një xhaketë me vete” deri tani ka qenë thjesht një këshillë e zakonshme, tashmë po bëhet pjesë e garderobës së përditshme. Sidomos në zonat më të larta, temperaturat e mëngjesit mund të jenë më të ulëta, duke e bërë cardigan-in zgjedhjen ideale për ditët e tranzicionit nga vera drejt vjeshtës.

Si ta kombinoni cardigan-in?

Me fustan veror dhe çantë prej kashte

IMG_8369.jpeg

Një fustan i lehtë me rripa mund të marrë një tjetër pamje me një cardigan të hollë. Për ta mbajtur look-un veror, kombinojeni me një çantë prej kashte. Nëse cardigan-i është shumëngjyrësh, aq më mirë.

Me pantallona të shkurtra dhe vija

IMG_8370.jpeg

Pantallonat e shkurtra me vija, një kapele dhe një cardigan i lehtë krijojnë një kombinim të rehatshëm dhe stil. Edhe pantallonat e gjata prej poplini janë një zgjedhje perfekte për këtë periudhë kalimtare.

Me ngjyra të forta

IMG_8371.jpeg

Një cardigan me ngjyrë të ndezur dhe gjatësi mesatare mund të transformojë edhe kombinimin më të thjeshtë veror. Visheni mbi një fustan ose një set të lehtë dhe kompletojeni me sandale të tipit jelly shoes ose fisherman.

Me bermuda të bardha

IMG_8372.jpeg

Bermudat e gjata të bardha dhe një palë loafer prej kamoshi krijojnë një kombinim elegant, por të përshtatshëm edhe për ditët e ngrohta.

Me pantallona të bardha dhe atlete

Për një pamje të thjeshtë dhe praktike, cardigan-i mund të kombinohet me pantallona të bardha prej një materiali të freskët, atlete dhe një çantë të mbajtur në sup.

Me slip skirt për një look elegant