News

Nga vezët te arrestimet: Një përmbledhje e protestës para Kuvendit

WhatsApp Image 2026-07-02 at 9.38.41 PM.jpeg
Foto: Citizens.al

Protesta e 2 korrikut para Kuvendit të Shqipërisë u shoqërua me tensione të forta mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit, duke shënuar protestën e 33-të të organizuar kundër ndërtimit të resortit turistik në Zvërnec, korrupsionit, klasës politike dhe problematikave të tjera sociale e ekonomike.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë herë tubimi nisi përpara Kuvendit, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës parlamentare. Protestuesit goditën me vezë, miell dhe ujë hyrjet e institucionit, makinat e deputetëve dhe ministrave, si një formë simbolike proteste. Mes automjeteve të goditura ishte edhe makina e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa përfaqësues të Partisë Demokratike u pritën me thirrjet "Nuk na përfaqësoni" dhe "Opozitë e shitur".

Situata u tensionua më tej kur protestuesit bllokuan daljet e Kuvendit, përfshirë edhe daljen e emergjencës. Për të krijuar mundësinë që deputetët të largoheshin nga godina, policia ndërhyri me ujë dhe spraj irritues për shpërndarjen e turmës.

Brenda pak minutash, protesta degradoi në përplasje fizike. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen protestues që tërhiqen zvarrë ose goditen me shkopinj gome gjatë shoqërimit nga efektivët e policisë. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit deklaroi se ndërhyrja ishte në përputhje me situatën e krijuar dhe se reagimi i forcave të rendit ishte proporcional.

Sipas Policisë, deri tani janë shoqëruar 23 persona, ndërsa disa prej tyre janë arrestuar. Veprat penale të referuara përfshijnë "shkatërrim prone", "kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik", "prishje të qetësisë publike" dhe, në disa raste, "pjesëmarrje në tubime të paligjshme".

 

Nga ana tjetër, avokati Gentian Sejrani, i cili përfaqëson disa prej të ndaluarve, deklaroi se klientët e tij mohojnë të kenë kryer vepra penale dhe pretendojnë se janë dhunuar gjatë ndërhyrjes policore. Sipas tij, disa protestues kanë pohuar se përplasjet kanë ndodhur edhe me truprojat e ish-ministrit Ulsi Manja, ku njëri prej protestuesve, referuar dhe pamjeve të shpërndara gjerësisht online, pretendon se i kanë thyer hundën.

Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetin social X, ai shkroi se "kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës", duke shtuar se nevojitet durim dhe reflektim.

Ndërkohë, aktivistët kanë publikuar video ku pretendojnë se dhuna është ushtruar nga policia, ndërsa përfaqësues të mazhorancës kanë dënuar aktet e dhunës ndaj forcave të rendit.

Bilanci paraprak i protestës flet për 12 punonjës policie të lënduar, 23 persona të shoqëruar dhe disa të arrestuar, të cilët pritet të dalin përpara Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masave të sigurisë.

Megjithatë, protesta nuk u mbyll me kaq. Si zakonisht, qytetarët u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijuan protestën duke dënuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit dhe duke kërkuar lirimin e të ndaluarve.

Gjatë tubimit u dëgjuan vazhdimisht thirrjet "Lironi çunat!", ndërsa protestuesit deklaruan se do të vijojnë reagimin e tyre edhe në ditët në vijim, duke kërkuar përgjegjësi për dhunën e ushtruar gjatë protestës dhe lirimin e personave të arrestuar.

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_