
Pas muajsh spekulimesh rreth ndarjes, duket se Nicole Kidman dhe Keith Urban po përpiqen të rindërtojnë marrëdhënien e tyre, të paktën si prindër. Sipas raportimeve të Woman's Day, ish-çifti është takuar së fundmi në Paris, ku aktorja festoi ditëlindjen, me fokusin kryesor te mirëqenia e dy vajzave të tyre, Sunday Rose dhe Faith Margaret.
Burime pranë tyre pretendojnë se komunikimi mes dy yjeve është përmirësuar ndjeshëm javët e fundit. Madje, ata thuhet se kanë rënë dakord të punojnë së bashku për kujdestarinë e përbashkët të vajzave dhe të ndërtojnë një marrëdhënie miqësore pas divorcit.
Nicole Kidman and Keith Urban 'planned secret meeting in Paris' as insiders claim exes are quietly 'rebuilding' a friendship for the sake of their daughters https://t.co/qNtno7rhh0
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) June 29, 2026
Sipas të njëjtit burim, gjestet e fundit publike në rrjetet sociale kanë ndihmuar në zbutjen e tensioneve. Keith Urban i kushtoi Nicole Kidman një urim të ngrohtë për ditëlindje, ndërsa aktorja e falënderoi në Ditën e Babait me një foto të tij së bashku me vajzat e tyre, një veprim që u interpretua si shenjë e afrimit mes tyre.
Nicole Kidman dhe Keith Urban i dhanë fund martesës së tyre në shtator të vitit 2025, pas afro dy dekadash së bashku, ndërsa divorci u finalizua në janar. Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se, pavarësisht ndarjes, të dy janë të vendosur të lënë pas konfliktet dhe të bashkëpunojnë për familjen e tyre.


