Showbiz

Niko Komani: Nuk flas prej 3 vitesh me babain

Stilisti Niko Komani ka qenë i ftuari i radhës i moderatores Orinda Huta në rubrikën “Në makinë, me këngët e preferuara”, pjesë e emisionit “Vizioni i Pasdites” dhe teksa bashkëbisedonin për projektet, marrëdhëniet me kolegët apo edhe familjarët, ai ka rrëfyer i prekur se prej 3 vitesh nuk flet me babain e tij.

“Më mungon shumë sepse momentalisht nuk flas me të,” ka thënë Komani dukshëm i prekur nga tema. I pyetur nga moderatorja  për arsyen e konfliktit mes tyre, stilisti është përgjigjur se fakti që ata janë shumë të ngjashëm, bën që herë pas here të kenë përplasje dhe për këtë arsye shpjegon ai, ata marrin disa pauza nga njëri-tjetri.

“Ngjajmë shumë dhe ndoshta është personi i vetëm që nuk e toleroj,” ka thënë ai ndërkohë që vazhimisht ka theksuar se kjo nuk do të thotë se nuk e do atë, por egoja e të dyve dhe kokëfortësia ka bërë që situata të jetë e tillë. "Ai është gjaku im dhe këtu mbaron gjithçka,” është shprehur Komani duke shtuar gjithashtu se kjo ishte hera e parë që ai fliste publikisht për këtë temë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Thjesht mendoj se ka shumë gjëra që ende s’i dimë rreth njëri-tjetrit

Pas pushimeve të verës, buxheti im mjafton vetëm për të mbushur këtë karrocë

Leon dhe Matilda në jetën reale 😎

Orari drekës na gjen me dilemën e përditshme! Çfarë do hamë sot tek @greenandprotein.al S’kemi kurre ide te qarta sepse na pëlqejnë të gjitha! Ju keni ndonjë bowl të preferuar? Hajde na frymëzoni se ora 12:00!

Mund të kishte gjetur ndonjë 🇦🇱 tjetër, po nejse.

Mirëmëngjes!

POV: Ke bërë zgjedhjen e duhur

Nisjani shoqes që ju (ç)orienton në çdo udhëtim 🌎

Gjeni dikë që ju mban dorën, ecën krah jush dhe ju hap derën. #mosiulnistandardet

Rezultati 🎈🎈🎈🎈😭