News

Nis gjyqi ndaj gruas që pretendon se psikoza pas lindjes e shtyu të vriste tre fëmijët

Nis gjyqi ndaj gruas që pretendon se psikoza pas lindjes e shtyu të
Foto: Associated Press

Gjyqi ndaj Lindsay Clancy-t, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj në vitin 2023, ka nisur në Massachusetts. Në qendër të çështjes është pyetja: A ishte ajo e ndërgjegjshme dhe penalisht përgjegjëse për veprimet e saj, apo vuante nga një psikozë e rëndë pas lindjes?

Në muajt pas lindjes së fëmijës së tretë, shëndeti mendor i Lindsay-t u përkeqësua ndjeshëm. Ajo përjetonte episode maniake, nuk arrinte të flinte dhe kërkoi ndihmën e specialistëve të çrregullimeve të humorit pas shtatzënisë.

Lindsay mori disa medikamente dhe, pasi gjendja e saj nuk u përmirësua, u shtrua në një spital psikiatrik. Nëntëmbëdhjetë ditë pasi doli nga spitali, ajo vrau tre fëmijët.

Të hënën, trupi gjykues dëgjoi deklaratat e para. Gjatë javëve të ardhshme, prokuroria dhe mbrojtja pritet të paraqesin interpretime krejtësisht të ndryshme për gjendjen mendore dhe përgjegjësinë e saj.

Trupi gjykues dëgjoi gjithashtu dëshminë e Patrick Clancy-t, ish-bashkëshortit të saj, i cili i gjeti fëmijët pasi u kthye në shtëpi ditën e ngjarjes, në janar të vitit 2023. Në intervista të mëparshme, ai ka deklaruar se e fal ish-bashkëshorten.

Lindsay Clancy mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë pas ngjarjes, pasi tentoi t'i jepte fund jetës duke u hedhur nga ballkoni.

Avokati i saj, Kevin Reddington, tha se ajo vuante nga psikoza pas lindjes, një çrregullim i rrallë mendor që mund të lidhet me stresin, mungesën e gjumit dhe ndryshimet hormonale pas lindjes.

Ai e përshkroi shtëpinë e tyre si një shtëpi me mure të zbukuruara me shkronja të alfabetit, ngjyra dhe personazhe vizatimorë, si edhe dhoma të mbushura me lodra. Sipas tij, familjarët, miqtë, fqinjët dhe mësuesit do të dëshmojnë për përkushtimin e Clancy-t ndaj fëmijëve.

“Këta fëmijë ishin të dashur, të rritur me kujdes dhe të mbrojtur," u tha ai anëtarëve të trupit gjykues. “Ajo i deshi ata deri në momentin e vdekjes së tyre.”

Prokurorja Shanan Buckingham argumentoi se Clancy, e cila kishte punuar si infermiere në repartin e lindjeve në Massachusetts General Hospital, “veproi në mënyrë racionale dhe të shpejtë” dhe duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për vdekjet. “Kjo nuk ishte një grua në kthetrat e psikozës," deklaroi Buckingham.

Të dyja palët bien dakord se ishte Lindsay Clancy ajo që vrau fëmijët. Përplasja lidhet me faktin nëse ajo duhet të konsiderohet penalisht përgjegjëse.

Sipas prokurorëve, më 24 janar 2023, Clancy vrau fëmijët e saj, Cora, pesë vjeçe, Dawson, tre vjeç, dhe Callan, tetë muajsh, pasi e kishte dërguar bashkëshortin, Patrick, për të kryer disa porosi. Në atë periudhë, ajo kishte rreth katër muaj që merrte trajtim me medikamente.

Sipas avokatit të saj, ditën e vrasjeve Clancy pretendoi se kishte dëgjuar zëra që i jepnin urdhra.

Nëse shpallet fajtore për vrasje, ajo mund të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht. Nëse shpallet e pafajshme për shkak të mungesës së përgjegjësisë penale, do të dërgohet në një institucion shtetëror të shëndetit mendor.

“Gratë që vrasin fëmijët ndërsa janë në kthetrat e kësaj sëmundjeje, psikozës pas lindjes, janë seriozisht dhe thellësisht të sëmura mendërisht. Ato nuk janë të liga," tha Dr. Catherine Birndorf, themeluese dhe drejtuese e The Motherhood Center në New York, një qendër që trajton nënat me çrregullime të humorit dhe ankthit gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes.

“Për mua, duhet të konsiderohet sëmundje derisa të provohet e kundërta," vazhdoi ajo. “Fakti që ne e konsiderojmë krim derisa të provohet e kundërta është problematik.”

Për të tjera detaje për rastin në fjalë, lexoni artikullin e mëposhtëm:

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨