Showbiz

Një fjali e Tom Holland mjaftoi për të konfirmuar martesën me Zendaya-n

afd713f3fdafeb925e5f40059b93a01e.webp

Pas muajsh spekulimesh, aludimesh dhe teorish nga fansat, Tom Holland dhe Zendaya duket se kanë konfirmuar më në fund atë që shumëkush dyshonte prej kohësh: ata janë zyrtarisht të martuar.

Gjatë turneut promocional të filmit të ri Spider-Man: Brand New Day, aktori britanik i dha fund thashethemeve me një përgjigje të shkurtër, por domethënëse. I pyetur nëse fotot e tyre të dasmës të krijuara nga inteligjenca artificiale kishin shkaktuar konfuzion te familjarët dhe miqtë, Holland u përgjigj:

“Jo, sepse të gjithë ishin aty”.

Me vetëm pak fjalë, aktori konfirmoi atë që fansat prisnin prej muajsh. Çifti, i cili u njoh gjatë xhirimeve të filmave Spider-Man, ka qenë në qendër të vëmendjes që prej vitit 2017, megjithëse ka zgjedhur ta mbajë lidhjen larg ekspozimit të tepërt publik.

1781632135-holland-zendaya-spiderman-homecoming1.webp

Sinjalet për një martesë të fshehtë nisën të shtoheshin në fillim të vitit. Stilisti i njohur i Zendaya-s, Law Roach, la të kuptohej në tapetin e kuq të Golden Globes se ceremonia “kishte ndodhur tashmë”, ndërsa më vonë aktorja u fotografua me një tatuazh minimalist me shkronjën “t”, që besohet të jetë një dedikim për Tom-in. I njëjti simbol u vu re edhe në një fotosesion të Holland për revistën GQ.

1781632982-zendaya-thedrama-prem.webp

Gjatë paraqitjeve të tyre të fundit publike, çifti nuk e fshehu dashurinë. Mes buzëqeshjeve, shikimeve plot dashuri dhe një kimie që fansat e njohin mirë, Holland dhe Zendaya u shfaqën më të lumtur se kurrë.

1781631109-holland-zendaya-spiderman-debut3.webp

Vetë aktori ka folur edhe më herët për rëndësinë e partneres së tij në jetën personale.

“Kam gjetur njeriun tim. Ajo është shoqja ime më e mirë dhe ndihem më i lumtur kur jam pranë saj. Nuk jam ndier kurrë kaq i mbështetur dhe i sigurt”, është shprehur ai.

Për fansat e Marvel-it, kjo histori duket se ka kaluar përtej ekranit: Peter Parker dhe MJ nuk janë më vetëm një çift në film, por edhe në jetën reale.

REELS

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi