Lifestyle

Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit
© Mektrin Motors

Nga një rrugëtim drejt rivierës së Jugut me Range Rover, te një kredhje në ujërat e kaltra me Mektrin Marine. Në një fundjavë që preku të gjitha shqisat, miqtë e Range Rover përjetuan një eksperiencë të kuruar me finesë nga Mektrin. Një udhëtim ku komoditeti, eleganca dhe mikpritja u ndërthurën mes tokës dhe detit. Ishte më shumë se një udhëtim; ishte një përjetim mes shijeve autoktone, aromave autentike, të kaltrës së Jugut dhe emocioneve të vërteta.

Dita nisi në ambientet e showroom-it të Mektrin, ku u prezantuan modelet më të fundit të Range Rover, përpara se flota të nisej drejt jugut të Shqipërisë. Ndalesa e parë ishte Kantina “Albanica” – një copëz Toskane në zemër të vendit. Vreshtat e gjelbëruara, ushqimet nga ferma dhe vera artizanale krijuan një mozaik emocionesh që e kthyen këtë ndalesë në një përvojë më vete.

Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

Mektrin kishte përzgjedhur më të mirën për të vijuar: Marina Bay, një nga destinacionet më prestigjioze të rivierës shqiptare, ku luksi dhe eleganca bashkëjetojnë natyrshëm. Pritja në resort ishte vetëm hyrja në një pasdite të mbushur me ndjesi të veçanta. Një nga momentet më unike të kësaj eksperience ishte krijimi i parfumit personal nga të ftuarit. Një simbol i kujtimeve, përkatësisë dhe finesës. Ashtu si një Range Rover, edhe aroma e përzgjedhur të shoqëron në çdo lëvizje.

Kur dielli nisi të zbriste mbi det, gjithçka u kthye në spektakël. Pista e helikopterit në Marina Bay u shndërrua në një skenë gala. Tingujt e violinës së fuqishme të Olen Cesarit, i ftuari special i mbrëmjes, shoqëruan gotat që trokisnin dhe dritat që përthyeshin mbi valë. Arti, natyra dhe eleganca u shkrinë në një të vetme.

Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

Dita e dytë solli freskinë e mëngjesit në Marina Orikum me flotën e Mektrin Marine në një udhëtim mes valëve të Jonit. Një flotë elegante me Cranchi, Skipper dhe Ranieri i priti të ftuarit për të përshkruar ujin e kristaltë nën ritmin e muzikës, drejt gjireve të Karaburunit. Ndalesa aty ishte pika finale e kësaj simfonie emocionesh. Qetësi, komoditet dhe ndjesia se koha ndalet kur gjithçka është në harmoni.

Ajo që mbetet nga kjo fundjavë është një përjetim që ndjek aromën e verës, tingullin e violinës dhe shijen e detit. Një eksperiencë e krijuar ekskluzivisht për miqtë e Range Rover, që na rikujton se udhëtimi nuk ka të bëjë vetëm me destinacionin, por me çdo moment që të shoqëron përgjatë rrugës.

Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Pyetja që bëhet gjithmonë para një mbjelljeje flokësh… 👀 Dhe përgjigjja që duhet të dëgjosh nga një specialist. Te @etern_hair_clinic çdo vendim nis me informacionin e duhur.