Promo

Një gjeneratë e re larjeje pa bërë kompromis

Procter & Gamble dhe marka e saj Ariel njoftojnë lançimin e kapsulave Ariel The Big One POD, kapsulat më të përparuara të larjes deri më sot, të krijuara për t'iu përgjigjur sfidave moderne të larjes - sasi më të mëdha, njolla të vështira dhe nevojës për një rutinë më të thjeshtë.

Familjet e sotme po lajnë gjithnjë e më shumë sasi më të mëdha, ndërsa njollat mbeten një burim kryesor frustrimi. Hulumtimet tregojnë se shumë konsumatorë përballen me rutina komplekse larjeje - duke përdorur produkte shtesë si heqës njollash ose përforcues higjiene, duke larë në temperatura më të larta ose duke rilarë për të arritur rezultate të kënaqshme. Kapsulat Ariel The Big One u krijuan për të adresuar këtë nevojë, si një zgjidhje e plotë që thjeshton të gjithë procesin.

Fuqi 3-në-1 në një kapsulë

Kapsulat Ariel The Big One ofrojnë pastrim të jashtëzakonshëm 3-në-1: heqjen e njollave të vështira, neutralizimin e aromave të pakëndshme dhe rikthimin e shkëlqimit të pëlhurës - të gjitha në një larje të vetme. Falë formës së saj inovative me tre ndarje, përbërësit aktivë mbeten të ndarë deri në momentin e larjes, duke maksimizuar efektivitetin e tyre.

Formula e përparuar, e mundësuar nga Teknologjia e Enzimës TurboBoost, zbërthen edhe njollat më kokëforta, ndërsa teknologjia e mbrojtjes nga aromat siguron freski afatgjatë - madje edhe për veshjet sportive dhe pëlhurat sintetike. E gjithë kjo mundëson pastrim të thellë edhe në temperatura më të ulëta, duke ndihmuar në mbrojtjen e pëlhurave dhe uljen e konsumit të energjisë.

Një rutinë larjeje më e thjeshtë – Pa hapa shtesë

Ndryshe nga rutinat tradicionale që kërkojnë produkte dhe hapa të shumtë, kapsulat Ariel The Big One ofrojnë një zgjidhje plotësisht autonome. Një kapsulë e vetme zëvendëson nevojën për trajtim para larjes, aditivë shtesë dhe kombinime komplekse produktesh.

Fomati i saj më i madh dhe formula ultra e përqendruar sigurojnë pastrim efektiv edhe për ngarkesa të mëdha ose shumë të ndotura – me një kapsulë që ofron fuqinë e pastrimit të dy kapsulave standarde. Kjo do të thotë më pak larje, më pak përpjekje dhe më shumë kohë për atë që ka vërtet rëndësi.

Pastërti e besueshme që nga larja e parë

Kapsulat Ariel The Big One janë të krijuara për të ofruar besim dhe rezultate të shkëlqyera që nga larja e parë – pa kompromis. Formula e testuar dermatologjikisht është zhvilluar në përputhje me standardet strikte të sigurisë të BE-së, duke ofruar pastrim të fuqishëm ndërsa mbetet e sigurt për të gjithë familjen.

Siç theksohet nga kompania, qëllimi i këtij inovacioni është t'i mundësojë konsumatorëve të përqendrohen në momentet e jetës, pa u shqetësuar për njollat që vijnë me to.

Më shumë kohë për jetën, më pak kohë për larje rrobash

Qoftë duke luajtur me fëmijët, duke bërë sporte apo duke shijuar aktivitetet e përditshme, jeta është plot me momente që lënë njolla në rroba. Me kapsulat Ariel The Big One, këto njolla nuk janë më shqetësim - por thjesht një rikujtim i një jete të jetuar mirë.

Kapsulat Ariel The Big One janë të disponueshme në Shqipëri nga muaji korrik 2026.

Rreth Procter & Gamble

P&G u shërben konsumatorëve në të gjithë botën me një nga portofolet më të qëndrueshme të markave të besueshme, cilësore dhe lider, duke përfshirë Always®, Ambi Pur®, Ariel®, Bounty®, Charmin®, Crest®, Dawn®, Downy®, Fairy®, Febreze®, Gain®, Gillette®, Head & Shoulders®, Lenor®, Olay®, Oral-B®, Pampers®, Pantene®, SK-II®, Tide®, Vicks® dhe Whisper®. Komuniteti i P&G përfshin veprimtari në afërsisht 70 vende në të gjithë botën. Ju lutemi vizitoni https://www.pg.com për lajmet dhe informacionet më të fundit rreth P&G dhe markave të saj. Për lajme të tjera rreth P&G, na vizitoni në https://www.pg.com/news.