Showbiz

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të javës në showbiz-in shqiptar

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të
Selvija & Shpati/ Arbenita/ Capital T & Adrola/ Gjesti

Agon Amiga zbulon papritur se është bërë baba për herë të dytë

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Reperi dhe ish-pjesëtari i grupit Babastars, Agon Amiga, ka zbuluar se është bërë baba për herë të dytë. Në një story të papritur në Instagram, artisti publikoi foton e vogëlushes së tij, së cilës zbuloi se i kanë vënë emrin Emma.

"Mirë se erdhe Emma, vajza ime e vogël," shkroi ai mbi foton ku ka zbuluar dhe portretin e së bijës.

Agon Amiga dhe partnerja e tij Egzona Syla u bënë prindër për herë të parë në vitin 2018, me djalin e tyre Noel.

Dafina mund të jetë duke sjellë një projekt të ri, madhështor!

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Dafina mesa duket, nuk rri dot larg muzikës! Të paktën, kështu na la të kuptojmë pas fotos të fundit që bashkëshorti i saj, Kreshniku, ka publikuar në rrjetet sociale.

Duke qënë se në stadium nuk po luhet asnjë ndeshje, madje është bosh, teoria dominante në trurin tonë është: Një koncert madhështor në stadium! 

S’e dimë a është ky rasti, por emocionuese do të ishte! Presim tani të tjera detaje!

Lajmet se u godit me një objekt në skenë: Reagon Anxhela Peristeri

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Anxhela Peristeri reagoi pas lajmeve se u godit me një kanaçe teksa ishte duke performuar në skenë. Në një video që qarkulloi në rrjet, Bledi Mane, që ishte organizator i koncertit, dëgjohej të paralajmëronte prindërit të kujdeseshin dhe kontrollonin fëmijët e tyre, përndryshe koncerti do të ndërpritej përfundimisht.

Megjithatë, Anxhela Peristeri e sqaroi vetë se si qëndronte puna:

"Të dashur miq e fansa që më keni shkruar gjithë ditën sot, dua t'ju them që jam shumë mirë! Nuk më ka prekur asnjë kanaçe në skenë, thjesht ka qenë një fëmijë i vogël që luante me atë kanaçen dhe ia hoqa që të mos vritej. Si gjithmonë lajmi është ekzagjeruar!"

Më pas, këngëtarja postoi dhe një video ku përsëriti mesazhin e saj duke treguar se ishte shumë mirë dhe po përgatitet për koncertet e saj të radhës.

Selvija dhe reagimi i saj pas lajmeve se Shpati u dhunua në dasmë

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Shpat Kasapi është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një lajmi se ai dhe i vëllai janë dhunuar brutalisht në një dasmë, për shkak se Shpati, i cili ishte këngëtar në festë, mund të ketë shkuar i dehur.

Megjithëse vetë këngëtari u shpreh se “e gjitha ishte një keqkuptim me dasmorët”, Selvija, (ish-) bashkëshortja e Shpatit, ka bërë një reagim disi surprizues në Instagram. Në një foto të publikuar me shpinë nga një peizazh perëndimi, ajo shkroi:

“Nuk hakmerrem sepse Zoti është krijuesi, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda, përfundojnë duke shkatërruar jetën e tyre”.

Patjetër, mund të jetë rastësi, por jo gjithnjë “rastësia është mbreti i botës”, ndonjëherë, mund të jetë edhe thjesht një kunjë e thënë në Instagram.

Shpati tregoi se është si “kokrra e mollës”

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Shpat Kasapi, pavarësisht se ç’thonë mediet, publikoi një tjetër foto, ku shfaqet pa asnjë shenjë, madje shkruan se është i shëndetshëm “si molla”.

“Jam mirë si molla. Mos abuzoni me shkrime o media abuzuese”, shkroi këngëtari krah fotos së publikuar në Instastory. Ky është reagimi i dytë i Shpatit, pas atij ku bëri me dije se gjithçka ishte një keqkuptim në dasmë.

“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit! Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin. Ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar”, shkroi ai në Instastory.

Adrola dhe Capital T shfaqen bashkë me nënën e këngëtarit dhe djalin e modeles

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Capital T dhe Adrola, dyshja që na kanë dhënë gjithë shenjat që janë çift, por s'e kanë konfirmuar kurrë lajmin, janë fotografuar së bashku nga VipMagazine.

Në foto duken Capital T, mamaja e tij, Adrola dhe Troi, djali i saj, teksa darkojnë në një restorant. 

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Adrola Dushi dhe Capital T u përfolën për një romancë për herë të parë në vitin 2020, kur ky i fundit postoi një foto të tyre së bashku. 5 vite më vonë, kemi mohime, nënkuptime, por asnjëherë aprovime.

Fifi tregon se “ka bërë ca gabime me qëllim” në karrierën e saj

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Fifi ka postuar së fundmi një video në Instastory ku më në fund duket se adreson gjithë kërkesat e fansave të saj të cilët i kërkojnë t'i rikthehet stilit që ka pasur më parë në muzikë, i cili përbëhej kryesisht nga baladat:

"Unë mendoj që i kam bërë disa gabime strategjikisht në muzikë. E kam parë që këtë 2-vjeçarin e fundit më keni thënë të gjithë 'ku është Fifi i vjetër? Ku është Fifi i vjetër? Kemi nevojë për muzikën e Fifit të vjetër'."

Sipas këngëtares, eksperimentimet e saj këto kohët e fundit kanë qenë gabime të qëllimshme, gjë e cila do të përfundojë së shpejti:

"Kam eksperimentuar shumë. Kam bërë gabim të qëllimshëm. Dhe ka ardhur koha për të kthyer Fifin e vjetër."

Më pas, në një screenshot të dhjetëra regjistrimeve zanore, artistja jep lajmin:

"Shtator, tetor, nëntor, dhjetor kemi për të qarë shumë bashkë!" duke na treguar të gjithëve se katër muajt e ardhshëm do të jenë plot me projekte të reja.

Aurela Gaçe, me të qeshur, me të ngjeshur, e hodhi një kunjë për “BBVA”

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Nëse ka diçka për Aurela Gaçen, është që artisja do ripostojë në story çdo gjë në të cilën bëhet tag. Përfshirë këtu dhe "listat e pjesëmarrësve" në Big Brother VIP Kosova 4.

Aurela ripostoi një listë, ku për hir të së vërtetës shumica e emrave përveç të sajit nuk njiheshin, e cila thoshte "lista e dytë e banorëve të cilët priten të hyjnë në Big Brother VIP Kosova 4".

Reagimi i Aurelës nuk mungoi dhe përgjigjja ishte e prerë:

"Nga i gjeni këto lista more? As në këtë jetë e as në ndonjë tjetër nuk hyj. Kurrë!" dhe shoqërimi me emoji-n e qeshur me lot le të themi që "e shpëtoi" nga ndonjë hamendësim se deklarata e saj mund të kishte ngarkesë emocionale.

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Lëshohet urdhërarresti ndërkombëtar për Arbenitën

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar një urdhërarresti kundrejt Arbenita Ismajlit, pasi dyshohet se ajo nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës që vajza e saj, Nina, të takojë babanë biologji Feronit Shabani (a.k.a Fero), duke kryer kështu veprën penale të “Mospërfilljes së vendimeve gjyqësore” dhe “Marrjen apo mbajtjen e kundërligjshme e fëmijës”, sipas medieve në Kosovë.

Në qershor të këtij viti, është nisur një hetim nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, bazuar në dyshimin se Arbenita nuk e ka respektuar vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjilan (sipas Klan Kosova) konfirmoi vendimin për urdhërarrestin ndërkombëtar, ndërsa bëhet me dije se Arbenita, që prej marsit të këtij viti, me bindje dhe dashje, nuk ka ekzekutuar urdhrin e vendimit të gjykatës. Organi i akuzës ka ngritur aktakuzë ndaj Ismailit, të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore më 10 korrik, duke e akuzuar për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

Reagimi i Arbenitës:

Modelja postoi në story një foto lulesh me mbishkrimin "Si duken dërgesat nga burgu:", duke ironizuar se edhe po i erdhi ndonjë "burgim" i beftë, s'duket se do kalojë një kohë aq të tmerrshme me dërgesa lulesh të tilla fantastike.

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

I gjithë kalvari i rrugëtimit të Gjestit këto muaj…

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Gjesti, siç mund ta keni vënë re, ka bërë ca mungesa në projektet muzikore. Megjithatë, ai ka bërë një reagim për ndjekësit e tij, duke rrëfyer se po përballet me disa sfida që po e mbajnë larg projekteve.

“E di, jam zhdukur këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte dhe me asgjë, por shumë shpejt besoj se do mbarojë ky problem dhe kam për të qenë pranë jush. Ju uroj krejt të mirat, faleminderit për çdo gjë që bëni për mua”, ka shkruar ai në mesazh.

Gjithashtu, ai theksoi se i ka ndodhur një padrejtësi që e ka penguar të jetë aktiv.

“Janë ca gjëra që nuk dua t’i ndaj në media se nuk ia vlen. Por për ju, një sqarim i vogël: Derisa të përfundojë një padrejtësi që më është bërë, nuk mund të jem aktiv”.

Gjesti zbulon “padrejtësinë”

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Gjesti sqaroi në një story "padrejtësinë" që përmendi se po e mbante larg projekteve të reja muzikore. Ai tha se pasiviteti i tij vinte prej disa konflikteve me kompaninë apo platformën që ka shpërndarë muzikën e tij në treg:

"Këtë sezon unë jam detyruar t'i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë nga distributori paraprak. Fatkeqësisht detyrohem që derisa këto konflikte të zgjidhen, t'i mbaj të gjitha këto projekte për vete pasi refuzoj kategorikisht të publikoj ndonjë projekt me këtë distributor."

Pasi zbuloi se ka disa projekte me të cilat po punon gjithsesi, Gjesti tha se uron ta zgjidhë sa më shpejt konfliktin për të ndarë me njerëzit dhe dashamirësit muzikën e re:

"Unë shpresoj dhe besoj shumë që këto konflikte kanë për t'u rregulluar shumë shpejt, në mënyrë që unë të filloj publikimin e projekteve direkt. Besomëni që mezi po pres t'i ndaj me ju këto projekte, edhe besomëni që nuk kam për t'u dorëzuar kurrë derisa drejtësia të gjejë vendin e vet."

Ylli Limani, në mbështetje të Gjestit

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Pasi Gjesti tregoi se këtë sezon është i detyruar t'i ndalë të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që i janë bërë nga distributori paraprak, Ylli Limani, përmes postimeve në Instastory, ka shprehur mbështetje ndaj artistit.

Fillimisht, Ylli publikoi një foto me sfond të kuq, me hashtag-un #MeGjestin, duke i bërë tag këngëtarit. Më tej, u shpreh: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë zot i veprës së vet”.

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Reagimi i drejtuesit të kompanisë

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Erkand Shabani, drejtues i platformës “Onima”, ka bërë një reagim zyrtar në rrjetet sociale, ku sipas tij “janë duke u shpërndarë lajme të rreme për Onima-n nga Gjesti dhe menaxhimi i ri”. Ai shprehu keqardhje të thellë dhe sqaroi se burimi i mosmarrëveshjes së platformës dhe Gjestit lidhet me monetizimin e përmbajtjeve artistike.

“Onima shpreh keqardhje të thellë lidhur me fushatën e shpërndarjes së lajmeve të rreme në adresën tonë nga Gjesti dhe (ekipi) menaxhues i tij”, u shpreh fillimisht drejtuesi i Onima-s. Në këtë rrethanë, ne jemi të detyruar të sqarojmë se burimi i mosmarrëveshjes mes Onima-s dhe Gjestit është synimi i këtij të fundit për t’i liruar nga kontrata për distribuim dhe monetizim të përmbajtjeve artisitke të tij", u shpreh ai.

Erkandi theksoi se Gjesti dhe platforma e re që e ka në menaxhim, ka kërkuar një shkëputje të kontratës, sipas interpretimit të tyre dhe sipas Onima-s, kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e ligjshme.

“Kjo është një çështje, objekti i së cilës rregullohet hollësisht në kontratën e nënshkruar nga vetë Gjesti, me vullnet të lirë. Në vend që të adresojë shqetësimin e tij nëpërmjet instrumenteve ligjore, Gjesti dhe ekipi menaxhues i tij ka bërë kërkesë për shkëputje të kontratës, sipas interpretimit të tij të njëanshëm, i cili nuk është në përputhje me marrëveshjen ligjërisht të vlefshme me Onima”.

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Ish-shoku i ngushtë shpërthen ndaj Gjestit

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Pas trazirave të fundit që shkaktoi deklarata e Gjestit, i cili u shpreh po ndalohej nga publikimi i muzikës së re prej distributorit të tij të mëparshëm, Onima dhe reagimit të drejtorit të kësaj të fundit, ka ardhur dhe një deklaratë e ashpër ndaj Gjestit prej ish-shokut të tij, muzikantit Alberat.

Në një story në Instagram, Alberati nis reagimin e tij:

"Veprime të njëjta i ke bërë edhe në të kaluarën, siç e kam prekur edhe në intervistë (ku më është nxjerrë arma për ty). Për çështjen e kanalit të YouTube-it, këtë e ke bërë me mua, me palën e dytë, e ke përsëritur me palën e tretë dhe sot po e përsërit prapë."

Më tej, ai ironizoi deklaratën e Gjestit se po i bëhej një padrejtësi:

"Të gjithë paskemi qenë të padrejtë me ty? Kërkoju falje të gjithëve që të kanë ndihmuar, posaçërisht kërkoju falje ekipit tënd menaxhues dhe njerëzve të tu, të cilët po i detyron të bëjnë marrëzi të tilla, sepse ata janë më burra se ti."

Alberati kritikoi ashpër ato fjalë të Gjestit ndaj Onima-s me Erkandin në krye, që sipas tij janë gënjeshtra:

"Duhet të të vijë turp që sillesh në këtë mënyrë me Erkandin, i cili ka vite punë më shumë se ti jetë. Këta janë njerëzit që nxjerrin në pah punën e artistëve. Dhe turp për ty që gënjen pa ndalur dhe i përlyen të gjithë njerëzit e industrisë. Por i tillë je, të pëlqen të publikosh 2-3 këngë dhe të marrësh kanalin gati për të vazhduar vetëm."

REELS

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

----news/83823/nje-permbledhje-e-ngjarjeve-me-te-perfolura-te-javes-ne-showbiz-in-shqiptar-i83823