Relationships

Njerëzit më inteligjentë nuk kanë frikë të thonë këto 4 fjali

Njerëzit më inteligjentë nuk kanë frikë të
Foto: Taton Moïse / Unsplash

Inteligjenca nuk matet vetëm me nota të larta, diploma apo rezultate në teste. Ndonjëherë, ajo duket më qartë në një aftësi shumë më të thjeshtë: të pranosh se mund të kesh gabuar.

Mjekja Emma Jones, e cila prezantohet në rrjetet sociale edhe si këshilluese për lodhjen profesionale, u bë virale me një video ku shpjegon se njerëzit me inteligjencë të lartë dinë të ndryshojnë mendim kur përballen me informacione ose argumente më bindëse.

Sipas saj, ka katër fraza të zakonshme që mund ta tregojnë këtë:

“Më parë mendoja se…”
“Ky është një argument i mirë.”
“Më duhet ta rishqyrtoj.”
“Kam ndryshuar mendim.”

Në pamje të parë, mund të duken si fjali të zakonshme, por ato tregojnë gatishmëri për të dëgjuar, për të vënë në dyshim bindjet personale dhe për t’i përditësuar ato kur faktet ndryshojnë.

“Shumica e njerëzve këmbëngulin edhe më fort për të mbrojtur egon. Njerëzit inteligjentë, përkundrazi, përditësojnë bindjet e tyre. Ata bëhen më kureshtarë,” shpjegon Jones.

Në vend që të përpiqen me çdo kusht të fitojnë një debat, këta njerëz kanë më shumë gjasa të pyesin: “Çfarë mund të mos jem duke kuptuar?”

Ata nuk e lidhin identitetin e tyre me nevojën për të pasur gjithmonë të drejtë. Gabimin e shohin si një informacion të ri, jo si poshtërim.

Jones përmend edhe një shprehje që i atribuohet shpesh Albert Ajnshtajnit: “Masa e inteligjencës është aftësia për të ndryshuar.” Megjithatë, origjina e saktë e kësaj fraze është e diskutueshme dhe nuk ka prova të konfirmuara se është thënë vërtet prej tij.

Ideja kryesore, sipas saj, mbetet aftësia për të lejuar që dikush të të ndryshojë mendimin pa e përjetuar këtë si turp apo humbje.

Sigurisht, gatishmëria për të pranuar gabimin nuk është e vetmja shenjë e inteligjencës dhe katër frazat nuk përbëjnë një test shkencor. Megjithatë, mendimi kritik, kureshtja dhe përulësia intelektuale konsiderohen aftësi të rëndësishme për të mësuar dhe për t’u përshtatur.

Burimi: Upworthy

REELS

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!