Showbiz

Nuk duhej të tregonte asgjë, por Graham Norton rrëfeu disa detaje për dasmën e Taylor Swift

GettyImages-2277901618-768x512.jpg

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce në Madison Square Garden u përfol si një nga eventet më të mëdha të verës, me rreth 1,000 të ftuar, masa të rrepta sigurie dhe një transformim spektakolar të një prej ambienteve më ikonike të New York-ut. Megjithatë, për Graham Norton, i cili ishte mes të ftuarve, atmosfera brenda nuk ishte aq e jashtëzakonshme sa mund të imagjinohej nga jashtë.

Duke folur në emisionin e mëngjesit të Chris Evans në Virgin Radio UK, prezantuesi tregoi se pjesa më emocionuese për të ishte pikërisht rrugëtimi drejt Madison Square Garden.

“Të ngisja makinën për në Madison Square Garden ishte vërtet emocionuese”, rrëfeu ai.

@virginradiouk

Graham Norton reveals his experience of Taylor Swift and Travis Kelce's wedding ??‍?? He joins the Chris Evans Breakfast Show with Moneybox LIVE from Edinburgh Festival Fringe ??????? listen back to his special Sunday show in the Virgin Radio UK app and catch Geoff Lloyd live from the Fringe all week from 6pm on Virgin Radio UK

? original sound - Virgin Radio UK

Por gjithçka ndryshoi sapo mbërriti në vendin e eventit. Norton tha se, pasi kaloi përmes perdeve dhe doli nga makina, ndjesia ishte sikur kishte hyrë në një dasmë krejt normale.

 “Që nga momenti që dilje nga makina, ishe në një dasmë”, tha ai.

Travis-Kelce-Taylor-Swift-2026-iHeartRadio-Music-Awards-032626-996d34613e354d54889840a56dd772ed.jpg

Pavarësisht përmasave të eventit dhe faktit që mes të ftuarve kishte rreth 1,000 emra të njohur, Norton tha se atmosfera nuk i dukej aspak e pazakontë.

 “Ishte si çdo dasmë tjetër”, shpjegoi ai, duke shtuar se, ashtu si në çdo ceremoni tjetër, disa detaje i pëlqenin, ndërsa për të tjera mendonte: “Unë nuk do ta kisha bërë këtë zgjedhje”.

Në fund, ai e përshkroi mbrëmjen me një fjali shumë të thjeshtë: “Ishte një dasmë e mrekullueshme, shumë e mrekullueshme”.

taylor-swift-travis-kelce-now-marriage.webp

Norton, megjithatë, nuk pranoi të zbulonte shumë nga ato që ndodhën pas dyerve të mbyllura. Ai tregoi se kishte nënshkruar “kaq shumë marrëveshje konfidencialiteti” përpara eventit dhe ishte i kujdesshëm me detajet që mund të ndante publikisht.

Megjithatë, rrëfimi i tij ofron një këndvështrim interesant për eventin e shumëpërfolur. Pavarësisht famës së çiftit, numrit të madh të të ftuarve dhe gjithë spektaklit përreth, për Graham Norton, në fund të mbrëmjes, ajo mbeti thjesht “dasma e dikujt”.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨