Metropolitan

Nuk i bindi kritikët, por publiku po e adhuron: filmi për Michael Jackson po bëhet fenomen

Nuk i bindi kritikët, por publiku po e adhuron: filmi për Michael
Foto: Kevin Mazur/Lionsgate

Filmi “Michael”, biografia e shumëpritur për Michael Jackson, mbërriti në kinema dhe pati një ndikim që pak kush e priste në këtë nivel. 

Historia tregon jetën e Jackson përtej muzikës, nga momentet e para të talentit të tij, deri te transformimi në një artist vizionar që kërkonte të bëhej performuesi më i madh në botë. Në rol kryesor është Jaafar Jackson, nipi i Michael Jackson, i shoqëruar nga Colman Domingo, Nia Long dhe Miles Teller, nën regjinë e Antoine Fuqua.

Kritikët e vlerësuan performancën e Jaafar Jackson, por mbetën më të rezervuar ndaj filmit në tërësi. Ndërkohë, publiku ka reaguar krejt ndryshe: 97% në Popcornmeter dhe etiketa “Verified Hot” tregojnë qartë se emocionet kanë fituar mbi analizën.

Nuk i bindi kritikët, por publiku po e adhuron: filmi për Michael

Shumë nga komentet e fansave përsërisin të njëjtën ide: filmi duket si koncert.

Performanca e Jaafar Jackson është, pa diskutim, në qendër të gjithë reagimeve. Fansat flasin për një transformim të plotë, nga zëri te lëvizjet, deri te prezenca në skenë, duke e përshkruar si një nga portretizimet më bindëse të Michael-it deri më sot.

Sigurisht, nuk mungojnë as kritikat nga vetë publiku. Disa shikues theksojnë se historia kalon shpejt në disa periudha të rëndësishme, duke lënë jashtë detaje që do ta bënin rrëfimin më të thellë. Të tjerë vënë re një fokus të madh te marrëdhënia baba-bir, në kurriz të procesit krijues artistik të Jackson.

Megjithatë, edhe ata që kanë rezerva bien dakord për një gjë: filmi është shumë i fortë emocionalisht.

Nuk i bindi kritikët, por publiku po e adhuron: filmi për Michael

“Qesha, qava, m'u rrëqeth trupi, dhe dola nga salla duke dashur ta shihja sërish,” shkruan një shikues. Një tjetër e përmbledh më thjesht: “Është një film që të bën të ndihesh mirë dhe ndonjëherë, kjo mjafton.”

“Michael” nuk përpiqet të tregojë çdo detaj të jetës së ikonës së muzikës dhe ndoshta nuk mundet. Por për shumë fansa, nuk ka qenë kjo arsyeja pse hynë në kinema. Ata shkuan për muzikën.

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Pyetja që bëhet gjithmonë para një mbjelljeje flokësh… 👀 Dhe përgjigjja që duhet të dëgjosh nga një specialist. Te @etern_hair_clinic çdo vendim nis me informacionin e duhur.

It didn't convince the critics, but the public is loving it: the film about Michael Jackson is becoming a phenomenon

Nuk i bindi kritikët, por publiku po e adhuron: filmi për Michael
Photo: Kevin Mazur/Lionsgate

The film "Michael", the long-awaited biography of Michael Jackson, has arrived in theaters with an impact that few expected at this level. 

The story follows Jackson's life beyond music, from the first moments of his talent to his transformation into a visionary artist who sought to become the world's greatest performer. Starring Jaafar Jackson, Michael Jackson's nephew, and Colman Domingo, Nia Long and Miles Teller, the film is directed by Antoine Fuqua.

Critics praised Jaafar Jackson's performance, but were more reserved about the film as a whole. Meanwhile, the public has reacted quite differently: 97% on Popcornmeter and the "Verified Hot" label clearly show that emotions have won over analysis.

Nuk i bindi kritikët, por publiku po e adhuron: filmi për Michael

Many of the fan comments repeat the same idea: the film looks like a concert.

Jaafar Jackson's performance is, without a doubt, at the center of all the reactions. Fans are talking about a complete transformation, from voice to movements to stage presence, describing it as one of the most convincing portrayals of Michael to date.

Of course, there is no shortage of criticism from the audience itself. Some viewers point out that the story moves quickly through some important periods, leaving out details that would make the narrative deeper. Others note a heavy focus on the father-son relationship, at the expense of Jackson's artistic creative process.

However, even those who have reservations agree on one thing: the film is very emotionally powerful.

Nuk i bindi kritikët, por publiku po e adhuron: filmi për Michael

“I laughed, I cried, I got goosebumps, and I left the theater wanting to see it again,” one viewer wrote. Another summed it up more simply: “It's a feel-good movie, and sometimes, that's enough.”

“Michael” doesn’t try to show every detail of the music icon’s life, and perhaps it can’t. But for many fans, that wasn’t why they went to the movies. They went for the music.