Fashion & Beauty

Ok, Dua sapo nisi një tjetër trend dhe nuk jemi fare gati që ta ndjekim!

Ok, Dua sapo nisi një tjetër trend dhe nuk jemi fare gati që ta

Millennial-ët e njohin shumë mirë stilin kaotik të viteve 2000. Falë Zotit që e kemi mbyllur atë kapitull mode! Personalisht, kam hedhur tutje kanotieret me dantella dhe xhinset me bel tepër të ulët që nxirrnin në pah gjysmën e vitheve, bashkë me shumë relike të tjera të dekadës.
 
Dua Lipa, megjithatë, është kthyer në një partizane që ka në plan të risjellë në vëmendje pikërisht atë periudhë aspak të ndritur, duke veshur fustane mbi pantallona, xhinse me bel të ulët dhe rishtazi, duke ekspozuar të brendshmet!

Ok, Dua sapo nisi një tjetër trend dhe nuk jemi fare gati që ta
 
Pas udhëtimit në Brazil, këngëtarja u drejtua për në Peru, ndalesa e radhës në turneun e saj “Radical Optimism”. Para se të niste koncertet në Lima, Lipa kaloi pak kohë duke eksploruar qytetin dhe menjëherë postoi në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqeshin të brendshmet e saj të kuqe!
 
E ulur në një divan, Dua pozoi me një bluzë sportive, xhinse, rrip Miu Miu dhe mbathjet e saj të kuqe që morën gjithë vëmendjen!

Ok, Dua sapo nisi një tjetër trend dhe nuk jemi fare gati që ta
 
Pamja ishte identike me fillimin e viteve 2000, kur të tregoje ngjyrën e tangat e tua me dantella ishte krejt normale! Më vjen keq Dua, po rri te xhinset me bel të lartë dhe me mbathjet nën pantallona!

 

REELS

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞

POV: thua “vetëm një copë”, por Krostata me fiq ka plane të tjera. 👀🤎

Si i bëhet në këto raste? 😂

POV: Garderoba jote sapo kërkoi një upgrade. 🛍️✨ Summer Sale në @fashionandfriends_al në TEG ka nisur, me ulje deri në 60%. Mos bëj scroll shumë gjatë, se outfitet më të mira zhduken sa hap e mbyll sytë. 👀