Ndryshimeve të sezonit të ri televiziv nuk i ka shpëtuar as emisioni “Fiks Fare”.
Olta Gixhari i është bashkuar “Top Channel”, duke marrë drejtimin e emisionit investigativ krah Dorian Ramaliut.
Dyshja do të jetë në krye të “Fiks Fare” në sezonin e ri televiziv, duke sjellë një kombinim të ri në ekran, teksa më herët rolin e tyre e kishin Julian Deda dhe Xhemi Shehu.
Po ashtu, kjo lëvizje bën të qartë se Olta Gixharin nuk do e shohim më në kolltukun e opinionistes në “Big Brother VIP Kosova”, ku ka komentuar dhe vlerësuar konkurrentët, duke u përballur drejtpërdrejt me dinamikat dhe personazhet e reality show-t.
Krah Oltës do të jetë Dorian Ramaliu, me të cilin do të ndajë drejtimin e “Fiks Fare”. Dyshja e re do të përballet me një format që prej vitesh është identifikuar me denoncimet e qytetarëve, problematikat sociale dhe investigimet që kanë sjellë në vëmendje çështje të ndryshme të aktualitetit.




