Fashion & Beauty

Oscars 2026 konfirmoi trendin më të ri të makeup-it: buzët “blurred”

Oscars 2026 konfirmoi trendin më të ri të makeup-it: buzët
Foto: Getty Images

Nëse ka një trend make-up-i që dominoi tapetin e kuq të Oscars 2026, ai ishte pa dyshim blurred lips, buzët me kontur jo fort të theksuar dhe pak të shpërndarë, që krijojnë një efekt më natyral dhe modern.

Ky stil, i bërë popullor nga makeup artistë të njohur si Nina Park, është parë gjithnjë e më shpesh së fundmi. Fillimisht u shfaq në SAG Awards, ku shumë aktore dhe personazhe të industrisë së filmit e përqafuan këtë look, dhe në Oscars trendi u konfirmua edhe një herë.

Oscars 2026 konfirmoi trendin më të ri të makeup-it: buzët

Ndryshe nga buzët me kontur të fortë, “blurred lips” krijojnë një efekt më të butë, sikur buzëkuqi të jetë përhapur lehtë në buzë. Linja e buzëve nuk është e theksuar, por duket më e zbehur dhe e përzier me ngjyrën e buzëkuqit, duke i dhënë make-up-it një pamje më të freskët dhe natyrale.

Oscars 2026 konfirmoi trendin më të ri të makeup-it: buzët

Shumë nga yjet e tapetit të kuq zgjodhën këtë stil për makeup-in e tyre, duke treguar se trendet e bukurisë po lëvizin drejt një estetike më pak “perfekte”.

Oscars 2026 konfirmoi trendin më të ri të makeup-it: buzët