Showbiz

“Pa Manual” rikthehet ndryshe: Një moderatore e re dhe surpriza jashtë studios

“Pa Manual” rikthehet ndryshe: Një moderatore e re dhe surpriza
Foto: @pamanualbyandale / Andale

“Pa Manual” është gati për sezonin e tretë. Programi i Andale Media rikthehet më 5 tetor, këtë herë me një dyshe moderatoresh dhe disa ndryshime në format.

Xhesi, të cilën e kemi parë në “Pa Manual” edhe sezonin e kaluar, do të vazhdojë të jetë pjesë e programit. Por këtë herë, krah saj do të jetë një vajzë e re: Sara Curri.

Anabel ka mësuar se Sara është një nga vajzat që morën pjesë në audicionet e Andale dhe tashmë është përzgjedhur për t’iu bashkuar Xhesit në sezonin e tretë të programit.

“Pa Manual” rikthehet ndryshe: Një moderatore e re dhe surpriza

Duke parë edhe klipin promovues të sezonit të ri, duket se dinamika mes dy vajzave do të jetë një pjesë e rëndësishme e “Pa Manual” këtë herë. Në çdo episod, atyre do t’u bashkohet një i/e ftuar dhe biseda do të sillet rreth marrëdhënieve, dating, përvojave personale dhe gjithë atyre situatave për të cilat, pavarësisht sa këshilla marrim, vazhdojmë të mos kemi një manual.

“Pa Manual” rikthehet ndryshe: Një moderatore e re dhe surpriza

Por këtë sezon jo çdo gjë do të ndodhë në studio. Një tjetër detaj që Anabel ka mësuar është se “Pa Manual” do të dalë edhe në terren, me Xhesin dhe Sarën në takime, situata dhe eksperienca jashtë formatit klasik të bisedës.

“Pa Manual” rikthehet ndryshe: Një moderatore e re dhe surpriza

Nga klipi i parë, të paktën, sezoni i tretë duket se do të ketë më shumë spontanitet, më shumë situata jashtë studios dhe një dinamikë të re mes moderatoreve.

Sezoni i tretë nis të hënën, më 5 tetor në Andale Media.