Metropolitan

"Pa Meritin": Romani i Colleen Hoover për vajzën që ndihej e padukshme në familjen e saj

"Pa Meritin": Romani i Colleen Hoover për vajzën që
Foto: Pinterest

Nëse ju ka pëlqyer stili i Colleen Hoover, por doni një roman që i largohet dramave romantike të autores, për të hyrë në një territor më intim dhe më të heshtur, ju sugjerojmë librin “Pa Meritin”, sjellë në shqip nga Botimet Living. Një libër mbi familjen, shëndetin mendor dhe ndjenjën e të qenit i padukshëm brenda mureve të shtëpisë sate.

Merit Vosi mbledh trofe që nuk i ka fituar dhe sekrete që familja e saj e detyron t’i ruajë. Ndërsa vërtitet në dyqanin e antikave të qytetit për trofeun e radhës, takon Seganin. Mënyra e tij e të menduarit dhe idealizmi i palëkundur, e çarmatosin dhe ndezin tek ajo një jetë të re... derisa zbulon se ai është i lidhur. Paskëtaj, Meriti tërhiqet më thellë në vetvete, duke e vëzhguar familjen e vet nga jashtë, kur mëson një sekret që asnjë trofe në botë nuk mund ta shlyejë.

E lodhur nga gënjeshtrat, përpara se t'i lërë ato pas përgjithmonë, ajo vendos që të shkatërrojë iluzionin e familjes së lumtur, ku nuk ka qenë kurrë pjesë. Kur plani i saj dështon, Meriti detyrohet të përballet me pasojat tronditëse të së vërtetës dhe të humbjes së djalit të vetëm që do.

Kjo nuk është një histori dashurie në kuptimin klasik, por historia e një vajzë që jeton në një familje ku askush nuk flet për gjërat që kanë rëndësi. Në vend të komunikimit, ata mbledhin sekrete; në vend të afrimitetit, krijojnë distancë.

"Pa Meritin": Romani i Colleen Hoover për vajzën që

Një shtëpi plot njerëz, ku askush nuk dëgjon

Meriti është një protagoniste që nuk kërkon doemos shpëtim, por vetëm sa të kuptohet. Ajo ndien se ekzistenca e saj nuk ka peshë, se është gjithmonë në hijen e motrës, e prindërve, e rregullave të pashkruara të një familjeje, që funksionon me themel heshtjen.

Në këtë roman, Hoover trajton tema si:

- depresioni dhe izolimi emocional
- rivaliteti mes motrave
- ndjenja e fajit dhe e pavlefshmërisë
- nevoja për të thënë të vërtetën, edhe kur ajo shkatërron ekuilibrin familjar

Stili i rrëfimit në vetën e parë e bën përvojën e leximit shumë intime. Mendimet e protagonistes janë të sinqerta, ironike dhe shpesh të dhimbshme, duke krijuar një lidhje të menjëhershme me lexuesin.

Lista e të vërtetave: çasti i çlirimit

Pika më e fortë e romanit është momenti kur Meriti vendos të shkruajë gjithçka që ka mbajtur brenda. Lista e saj e të vërtetave është një akt rebelimi, por edhe një thirrje për t’u dëgjuar. Këtu romani shndërrohet në një lloj reflektimi për:

- rëndësinë e komunikimit në familje
- mënyrën se si neglizhohet shëndeti mendor 
- faktin se dashuria nuk mjafton, nëse nuk shprehet

Jo çdo gabim meriton të shpaguhet. Ndonjëherë, duhet vetëm që të falet.

Colleen Hoover përtej romancës

Ndryshe nga fenomeni “Mbaron me ne”, ky libër është më i ndjeshëm dhe më realist. Hoover sikur i lë pas dramat e forta, për të treguar një histori më të zakonshme, por emocionalisht shumë të ngarkuar. 

Titujt e tjerë bestseller të Colleen Hoover-it të sjellë në shqip nga Botimet Living janë: “Mbaron me ne”, “Fillon me ne”, “Gjithçka perfekte tek ti”, “Dashuri e shëmtuar”, “9 nëntori”, “Kockat e zemrës”, “Kujtimet e tij”, “Veriti”, “Pengu im”, “Lajla”, “Kurrën e kurrës” dhe “Shumë vonë”.

Librat e saj kanë pushtuar listat më prestigjioze si New York Times Best Seller, duke krijuar një komunitet të tërë lexuesish, që ndjekin me përkushtim çdo libër të ri. Fenomeni “CoHo”, siç e quajnë fansat, nuk është vetëm letrar, por edhe emocional. Librat e saj lexohen shpejt, por të mbeten gjatë në kujtesë. Dhe ndoshta është kjo arsyeja pse Colleen Hoover është sot një nga zërat më të dashur dhe më të fuqishëm në letërsinë bashkëkohore.

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

"Without Merit": Colleen Hoover's novel about the girl who felt invisible in her family

"Pa Meritin": Romani i Colleen Hoover për vajzën që
Photo: Pinterest

If you liked Colleen Hoover's style, but want a novel that moves away from the author's romantic dramas, to enter a more intimate and quieter territory, we suggest the book "Pa Meritin", brought to Albanian by Botimet Living. A book about family, mental health and the feeling of being invisible within the walls of your home.

Merit Voss collects trophies she hasn't won and secrets her family forces her to keep. While browsing the town's antique shop for the next trophy, she meets Segan. His way of thinking and unwavering idealism disarm her and ignite a new life in her... until she discovers he's hooked. Merit then retreats deeper into herself, observing her family from the outside, when she learns a secret that no trophy in the world can erase.

Tired of the lies, before she can leave them behind forever, she decides to destroy the illusion of the happy family she was never a part of. When her plan fails, Merit is forced to face the shocking consequences of the truth and the loss of the only son she loves.

This is not a love story in the classic sense, but the story of a girl who lives in a family where no one talks about the things that matter. Instead of communication, they collect secrets; instead of closeness, they create distance.

"Pa Meritin": Romani i Colleen Hoover për vajzën që

A house full of people, where no one listens

Meriti is a protagonist who doesn't necessarily seek salvation, but only to be understood. She feels that her existence has no weight, that she is always in the shadow of her sister, her parents, and the unwritten rules of a family that functions fundamentally on silence.

In this novel, Hoover addresses topics such as:

- depression and emotional isolation
- sibling rivalry
- feelings of guilt and worthlessness
- the need to tell the truth, even when it destroys family balance

The first-person narrative style makes the reading experience very intimate. The protagonist's thoughts are honest, ironic, and often painful, creating an immediate connection with the reader.

List of truths: the moment of liberation

The novel's strongest point is the moment when Merit decides to write down everything she has been holding inside. Her list of truths is an act of rebellion, but also a call to be heard. Here the novel becomes a kind of reflection on:

- the importance of communication in the family
- the way mental health is neglected 
- the fact that love is not enough if it is not expressed

Not every mistake deserves to be atoned for. Sometimes, it just needs to be forgiven.

Colleen Hoover beyond romance

Unlike the "The End of Us" phenomenon, this book is more sensitive and realistic. Hoover seems to leave behind the strong dramas, to tell a more ordinary, but emotionally charged story. 

Colleen Hoover's other bestselling titles brought to Albanian by Living Publications are: "Ends with Us", "Starts with Us", "Everything Perfect About You", "Ugly Love", "November 9", "Heart Bones", "His Memories", "Veriti", "My Pengu", "Lajla", "Kurrën e nëchërs" and "Shumë zde".

Her books have conquered the most prestigious lists such as the New York Times Best Seller, creating an entire community of readers who follow each new book with devotion. The “CoHo” phenomenon, as fans call it, is not only literary, but also emotional. Her books are quick to read, but long in the memory. And perhaps this is why Colleen Hoover is today one of the most beloved and powerful voices in contemporary literature.