Fashion & Beauty

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin e ri

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin
Pinterest/@by_christy

Çdo sezon sjell me vete jo vetëm ndryshime në mot, por edhe në mënyrën si përqafojmë ngjyrat. Paleta e kësaj vjeshte na sjell në një “udhëtim estetik”, ku tonalitetet e ngrohta takohen me intensitetin modern, duke e shndërruar çdo veshje në një formë të re shprehjeje dhe ripërtëritjeje personale.

Nga nuancat neutrale, deri te nuancat e theksuara që sjellin gjallëri, ngjyrat e këtij sezoni nuk janë thjesht pjesë e tendencave, ato premtojnë të bëhen pjesë e pandashme e gardërobës suaj për shumë më gjatë.

Zbuloni më poshtë tonet që përbëjnë paletën më të spikatur të vjeshtës 2025.

Tonet gri

Grija është rikthyer fuqishëm në pistat e këtij sezoni, duke rikonfirmuar statusin e saj si simbol i elegancës së heshtur. Palltot e gjata, trikotazhet e buta dhe siluetat monokromatike tregojnë se kjo ngjyrë nuk është aspak e mërzitshme, përkundrazi, një pamje “all-grey” mund të jetë po aq e guximshme sa edhe sofistikuar.

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

Blu

Si gjithmonë, tepër e rafinuar, bluja, nga tonet më të errëta deri te ato pastel, sjell një ndjesi qetësie në paletën e këtij sezoni. Kombinohet lehtësisht me nuanca neutrale si gri dhe kafe, por mund të shkëlqejë edhe në pamje monokromatike.

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

E gjelbra

Një nga befasitë më të këndshme të këtij sezoni është nuanca e gjelbër. Qoftë përmes një veshjeje të plotë, apo thjesht një detaji të vogël, kjo ngjyrë nuk kalon pa u vënë re.

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

Kafe

Ngjyra kafe vijon të jetë një nga zgjedhjet më të dashura të stinës. Me ngrohtësinë dhe neutralitetin e saj, ajo shfaqet si një alternativë më e butë, por po aq elegante sa e zeza, duke u kombinuar në mënyrë ideale me paletën natyrore të vjeshtës.

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

E kuqja

Nuk ka ngjyrë që përfaqëson më mirë pasionin dhe vetëbesimin sesa e kuqja. Këtë vjeshtë, ajo rikthehet në versionin e saj më të zjarrtë, ideale për të krijuar pamje të guximshme apo për të shtuar pak ngjyrë në një kombinim më neutral.

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

Fall Palette: The Colors That Will Define the New Season

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin
Pinterest/@by_christy

Each season brings with it not only changes in the weather, but also in the way we embrace color. This fall's palette takes us on an "aesthetic journey," where warm tones meet modern intensity, transforming every outfit into a new form of personal expression and renewal.

From neutral shades to vibrant, vibrant hues, this season's colors aren't just trending, they promise to become an integral part of your wardrobe for much longer.

Discover below the tones that make up the most prominent palette of fall 2025.

Gray tones

Grey has made a strong comeback on the runways this season, reaffirming its status as a symbol of muted elegance. Long coats, soft knits and monochromatic silhouettes show that this color is far from boring; on the contrary, an all-grey look can be as bold as it is sophisticated.

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

blue

As always, incredibly refined, blue, from the darkest tones to pastels, brings a sense of calm to this season's palette. It pairs easily with neutral shades like gray and brown, but can also shine in monochromatic looks.

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

Green

One of the most pleasant surprises of this season is the shade of green. Whether through a full outfit, or just a small detail, this color does not go unnoticed.

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

Coffee

Brown continues to be one of the most beloved choices of the season. With its warmth and neutrality, it appears as a softer, yet equally elegant alternative to black, combining ideally with the natural palette of autumn.

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin

Red

There's no color that represents passion and confidence better than red. This fall, it returns in its most fiery version, ideal for creating bold looks or adding a little color to a more neutral combination.

Paleta e vjeshtës: Ngjyrat që do të përcaktojnë sezonin