Showbiz

Pas divorcit, Miranda Kerr thotë se Orlando Bloom e ka si vëlla O.o

Miranda Kerr ka folur për marrëdhënien e veçantë që ka sot me ish-bashkëshortin e saj, Orlando Bloom, duke zbuluar se pas divorcit ata kanë arritur të ndërtojnë një miqësi të fortë, të bazuar te respekti dhe mirëqenia e djalit të tyre.

Në podcast-in "Let’s Be Honest with Kristin Cavallari”, modelja tha se aktori tashmë është një pjesë e rëndësishme e familjes së saj dhe e përshkroi atë si “si një vëlla”.

“Një ndarje nuk është kurrë e lehtë. Edhe kur të dy e dinë se është vendimi i duhur, gjithmonë ka dhimbje për të dyja palët”, u shpreh Kerr.

Miranda dhe Orlando u lidhën në vitin 2007 dhe u martuan në vitin 2010, përpara se të ndaheshin në 2013. Ata kanë së bashku djalin Flynn, i cili sot është 15 vjeç. Pas divorcit, Kerr u martua me Evan Spiegel, bashkëthemeluesin dhe CEO-n e Snapchat, me të cilin ka tre djem të tjerë. Ndërsa Bloom është gjithashtu baba i Daisy Dove, vajzës që ka me Katy Perry.

 

Modelja tregoi se çelësi i marrëdhënies së tyre pas ndarjes ishte vendosja e fëmijës në qendër të çdo vendimi.

“Mësimi më i rëndësishëm që nxora ishte që gjithmonë ta vija fëmijën në plan të parë. Në çdo vendim që merrnim, pyesnim veten: ‘A është kjo në interesin më të mirë të Flynn?’ Kjo u bë busulla jonë”, tha ajo.

Me kalimin e viteve, kjo qasje i ka ndihmuar ata të krijojnë një raport të afërt.

"Ne e njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Kemi zhvilluar një marrëdhënie kaq të bukur sa ai tani është pjesë e familjes sonë. Ai është si një vëlla për mua”, shtoi Kerr.

Ajo ka treguar edhe më parë se të dy kanë punuar me veten dhe kanë zgjedhur rrugën e faljes për të ruajtur paqen mes tyre.

“Ne e falëm njëri-tjetrin, por edhe veten tonë. Krijuam paqe me situatën, sepse e dinim që marrëdhënia jonë nuk po nxirrte më të mirën tek asnjëri prej nesh”, tha ajo.

Sipas Kerr, kur dy njerëz kanë një fëmijë së bashku, lidhja mes tyre nuk zhduket kurrë.

 “Do të kesh nevojë të komunikosh përgjithmonë. Pse të mos krijosh një marrëdhënie harmonike dhe ta bësh atë sa më të qetë e paqësore?”, përfundoi ajo.

REELS

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!