
Disa muaj më parë, Belina dhe Elvis Pupa, u përfolën se në shtëpinë e tyre kultivonin kanabis dhe se kishin kryer ndërhyrje në furnizimin e energjisë elektrike. Më tej, pas paraqitjes në gjykatë, Belina u shpall e pafajshme, pasi në fakt, shtëpia në pronësi të saj, ishte dhënë me qira.
Gjithsesi, mesa duket Elvisit dhe Belinës s’i del e keqja me përhapjen e lajmit dhe rishtazi, kanë publikuar një video, ku ironizonin këto lajme, duke u vetëquajtur “grupi armëqësor Midhja”.
Çfarë thonë ata në video?
Elvisi: “Ne jemi grupi armiqësor “Midhja”. Unë kam hedhur në erë hidrocentralin e Peqinit”.
Belina: “Hidrocentralin e kam pasur unë, pra!”
Elvisi: “Po unë çfarë kam pasur?”
Belina: “Ti ke pasur serat!”
Elvisi: “Po unë kam hedhur në erë serat e Sukthit. Kjo, hidrocentralin e Peqinit. Sa grup i rrezikshëm paskemi qenë, more!”
Belina: “Po ç’do të thotë bota për ne?”
Elvisi: “Bota? “E hodhën dobiçin në ferr e tani dalin na hedhin hi syve ne.”, përfundoi ai me sarkazmë.
View this post on Instagram
Sa i përket rastit të shumëpërfolur, më 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq, në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Më vonë, në një deklaratë për Dritare Tv, Belina shprehu se ambienti ku janë evidentuar shkeljet ligjore ishte një pronë në emrin e saj, por e dhënë me qira.
Gjithashtu u dyshua se edhe Elvis Pupa ishte përfshirë në të njëjtën çështje dhe u raportua se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet australiane. Megjithatë, aktori i përgënjeshtroi aludimet dhe adresoi gjithë manipulimet që iu bënë ngjarjes.


