Showbiz

Pastrim kimik në kohë reale

Pastrim kimik në kohë reale

Shënim i redaksisë: Shkrimi në vijim pasqyron pikëpamjet personale të autorit Bjorn Runa.

Edhe pse shpesh thuhet se ajo çka i mban gjallë dhe i bën kaq argëtues spektaklet e ‘reality TV’ është plotësimi i dëshirave vuajeriste të shikuesve, në fakt karburanti i vërtetë që i mban ato në lëvizje, në të shumtën e rasteve është irritimi që shkaktojnë tek publiku. Një lloj rage farming që i paraprin botës digjitale dhe smartfonëve. Por, ashtu si politika, edhe ‘reality TV’ ka një afat skadence. Pas njëfarë kohe, sherret brenda shtëpisë fillojnë të përsëritin vetveten dhe realiteti i “pafiltruar” që programi pretendon se ofron, befas shndërrohet në format. Për rrjedhojë, teksa audienca lodhet nga përsëritjet e përvitshme, producentët duket se këtë herë zgjodhën të bëjnë atë që jeta publike shqiptare e ka bërë gjithnjë më së miri: zhvendosjen e dramës tjetërkund.

Dhe kështu, drama rrodhi jashtë mureve të shtëpisë së monitoruar 24 orë, drejt panelit të opinionistëve, asaj zone të çuditshme gri në televizionet tona, ku të gjithë flasin me autoritet, por ku në fund askush nuk mban përgjegjësi për ato që thotë. Pikërisht në këtë hapësirë ka hyrë kësaj here Monika Kryemadhi, e prezantuar para nesh jo me gjithë të shkuarën e saj politike, por përmes gjuhës neutralizuese të televizionit, si komentuese, analiste, opinioniste…Thënë shkurt, një personazh televiziv quirky.

Por, problemi është se e shkuara është tepër kokëfortë për t’u detyruar të zhduket kaq lehtësisht. Kryemadhi nuk hyri e vetme në studion e mirëndriçuar të BBVIP. Përkundrazi, ajo mbërriti aty e ndjekur nga vite të tëra kujtese publike, hetime, masa sigurie, dhe pashmangshmërisht, nga figura e ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta – njëherazi ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti, ish-deputet – dhe dikush i cili gjatë pjesës dërrmuese të karrierës së tij (pavërsisht posteve të mbajtura), ka shërbyer jo më shumë se sa si metaforë e gjallë e politikës transaksionale në Shqipëri, e që tani qëndron prej mëse një viti në paraburgim.

Tani, të gjithë jemi të vetëdijshëm se spektaklet ‘reality’ lulëzojnë përmes pezullimit të moralit. Thënë ndryshe, shikuesve iu kërkohet tërthorazi të ulin mburojat e tyre etike për ta kuptuar lojën dhe teksa ulemi para ekranit, jemi të gatshëm të pranojmë edhe sjellje që në përditshmëri do na dukeshin të patolerueshme – poshtërim, manipulim, ekzibicionizëm – sepse të gjitha këto na paraqiten si pjesë të “lojës” dhe “eksperimentit.” Megjithatë, ajo çfarë duket se do të shohim këtë vit në BBVIP Albania është diçka krejt tjetër, pasi ajo çka po na kërkohet është të reshtim së konsideruari korrupsionin si diçka urgjente. Nën dritat e spektaklit, ai (korrupsioni) bëhet i parëndësishëm, duke bërë që përgjegjësia politike dhe llogaridhënia t’ia lenë vendin kohës televizive dhe personaliteteve, që tashmë duhet t’i shohim edhe si argëtues. Kështu, videoja e dikurshme e turit të shtëpisë me nëntë banjo për nëntë mace, nga ekses shndërrohet në video-audicion… Provë e ekscentrizmit, viralitetit dhe e faktit se spektakli mund të tresë gjithçka, duke e shndërruar pabarazinë në argëtim. Pas asaj që pamë të shtunën dhe që do të shohim të shtuna të tëra me radhë, pyetja që shumëkush do i bëjë vetes nuk do jetë më “si ka mundësi që këto gjëra ndodhin”, as si mund të ketë dikush nga një tualet për çdo kafshë shtëpiake kur shumica e njerëzve s’mund të kenë as një shtëpi të tyren... Jo! Nga sot e tutje, duhet të habitemi me faktin se “sa argëtues” qenkan këta njerëz dhe ekscentrizmi i tyre.

Ajo që është ndoshta edhe më e frikshme është se, që të pastrosh një imazh, nuk u dashka ndonjë proces i ndërlikuar rehabilitimi dhe aq më pak ndonjë ndjesë publike. Mjafton ajo që pamë të shtunën… Një pastrim kimik, pa patur nevojë për ujë e sapun. Asnjë përpjekje për një hark narrative shpagues, asnjë tentativë mbrojtjeje. Sistemi funksionon në mënyrë shumë më efikase: duke i zhvendosur figurat kontraverse në universin e debateve të parëndësishme televizive, ‘reality TV’ realizon një funksion qytetar. Ai na mëson ta konsumojmë pushtetin si content, të padobishëm e të harrueshëm në momentin që lind një tjetër skandal dhe të pranojmë se sfera publike mund të tretet në botën e argëtimit gjer në vdekje, pa kurrfarë vështirësie. Në këto rrethana, korrupsioni bëhet nuk ka më nevojë të kritikohet dhe as të mbrohet, pasi shndërrohet ngadalë në një mall të mërzitshëm konsumi në mbrëmje të shtunash po aq të mërzitshme.

REELS

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

Real-time dry cleaning

Pastrim kimik në kohë reale

Editor's note: The following writing reflects the personal views of author Bjorn Runa.

Although it is often said that what keeps  reality TV  shows alive and so entertaining is the fulfillment of viewers' voyeuristic desires, in fact the real fuel that keeps them going, in most cases, is the irritation they cause in the audience. A kind of  rage farming  that predates the digital world and smartphones. But, like politics,  reality TV  has an expiration date. After a while, the fights within the house begin to repeat themselves and the "unfiltered" reality that the program claims to offer suddenly turns into a format. Consequently, as the audience tires of the annual repetitions, the producers seem to have chosen this time to do what Albanian public life has always done best: move the drama elsewhere.

And so, the drama flowed outside the walls of the 24-hour monitored house, towards the panel of opinionators, that strange gray area on our televisions, where everyone speaks with authority, but where in the end no one is held accountable for what they say. It is precisely into this space that Monika Kryemadhi has entered this time, presented to us not with all her political past, but through the neutralizing language of television, as a commentator, analyst, opinion writer... In short, a  quirky television character .

But the problem is that the past is too stubborn to be forced to disappear so easily. Kryemadhi did not enter the well-lit studio of BBVIP alone. On the contrary, she arrived there followed by years of public memory, investigations, security measures, and, inevitably, by the figure of her ex-husband Ilir Meta – at once former president, former prime minister, former speaker of parliament, former MP – and someone who, for the vast majority of his career (regardless of the positions held), has served as nothing more than a living metaphor for transactional politics in Albania, and who has now been in detention for over a year.

Now, we are all aware that  reality shows thrive on the suspension of morality. In other words, viewers are indirectly asked to lower their ethical shields in order to understand the game, and as we sit in front of the screen, we are willing to accept even behaviors that would seem intolerable to us in everyday life – humiliation, manipulation, exhibitionism – because all of these are presented to us as part of the “game” and the “experiment.” However, what we seem to be seeing this year at BBVIP Albania is something else entirely, as what we are being asked to do is to stop considering corruption as something urgent. Under the spotlight of the show, it (corruption) becomes irrelevant, causing political responsibility and accountability to give way to television time and personalities, which we must now also see as entertainment. Thus, the former video of the tour of the house with nine bathrooms for nine cats, from excess, turns into a video audition... Proof of eccentricity, virality and the fact that spectacle can digest everything, transforming inequality into entertainment. After what we saw on Saturday and what we will see on Saturdays in a row, the question that many will ask themselves will no longer be "how is it possible that these things happen", nor how can someone have a toilet for each pet when most people cannot even have a home of their own... No! From now on, we should be amazed by the fact of "how entertaining" these people and their eccentricity are.

What is perhaps even more frightening is that, to clean up an image, no complicated rehabilitation process was needed, much less a public apology. What we saw on Saturday was enough… A dry cleaning, without the need for soap and water. No attempt at a redeeming narrative arc, no attempt at defense. The system works much more efficiently: by relegating controversial figures to the universe of trivial television debates,  'reality TV'  performs a civic function. It teaches us to consume power as content, useless and forgettable the moment another scandal arises, and to accept that the public sphere can be dissolved in the world of entertainment to death , without any difficulty. In these circumstances, corruption no longer needs to be criticized or defended, as it slowly transforms into a boring consumer good on equally boring Saturday evenings.