Showbiz

Për ditëlindje, Flori Mumajesi kujton nënën e ndjerë: "E puthja nga këmbët deri në ballë"

Për ditëlindje, Flori Mumajesi kujton nënën e ndjerë:
Flori Mumajesi

Flori Mumajesi festoi ditëlindjen ditën e 23 gushtit, por dita e tij speciale nuk është e njëjta pa nënën e artistit. Ai bëri një postim në Instastory, ku rrëfeu pak për fëmijërinë dhe lidhjen e ngushtë që ka pasur me të ëmën.

"Dita e lindjes sime nuk eshtë veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi ne jetë një djalë mbi katër kilogramë. Pas ditëve të numëruara një nga një, më 23 gusht një nënë u bë me djalë - me mua", e nisi Flori postimin.

Më tej, vijoi:

"Katër-pesë vitet e para jetova më shumë në kraharorin e saj se në tokë. Mbaj mend si shkrihesha sa herë më merrte në prehër, më vendoste kembët mbi këmbët e veta, më ngrinte duart lart dhe këndonte:"ding dange, e ding dange". Me lëvizjen e këmbëve më tundte, më bënte te kërceja, derisa qeshjet më mbyteshin dhe loja fillonte sërish nga e para".

Flori tregoi për dashurinë dhe momentet e tij me mamanë:

"Deri vonë mbështetesha në gji, e përqafoja dhe e puthja nga këmbët deri në ballë. Kur zhytesha në qafë, ndonjëherë dëgjoja: "Jo, se jam me djersë.' Unë qeshja: "Po, më plasi b*tha mua, se mos vjen erë djersa... vdes për këtë erë." Me këtë erë jam rrit'. Era që kishim të dy - era jonë, era e nënës".

Artisti u shpreh se herë pas here, ajo aromë i rikthehet, por tanimë, nëna dot nuk e uron:

"Edhe sot, herë pas here, për një çast më pak se një sekondë, ajo aromë kthehet sërish. Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: "Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë" duke kënduar:"ding dange, e ding dange...".

Për ditëlindje, Flori Mumajesi kujton nënën e ndjerë:

Nëna e Florit ndërroi jetë në shkurtin e vitit 2021. Asokohe, në medie u raportua se ajo vuante nga problemet me zemrën. Këngëtari ka shprehur shpeshherë dhimbjen e tij dhe mungesën që e ka shënjuar.

 

REELS

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Nisjani toksikut 😂

Iluzioni optik më i famshëm në botë

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂