News

Për herë të parë, flet gruaja e të ndjerit Charlie Kirk: “Britmat e mia do të jehojnë në të gjithë botën”

Për herë të parë, flet gruaja e të ndjerit Charlie
Reuters

Erika Kirk, e veja e aktivistit të djathtë dhe konservatorit Charlie Kirk, dha deklaratën e parë pas vdekjes së bashkëshortit të saj në një atentat në Utah. Ajo u shpreh ndër të tjera se mesazhi i të shoqit të ndjerë dhe misioni i tij do të jenë “më të fortë, më të guximshëm dhe më të mëdhenj se kurrë” dhe se "britmat e saj do të jehojnë në të gjithë botën"!

“E dua shumë faktin se një nga motot e tij ishte: “Kurrë mos u dorëzo!”. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, u shpreh ajo.

Më tej, Erika vijoi:

“Në një botë të mbushur me kaos, dyshim dhe pasiguri, zëri i bashkëshortit tim do të mbetet dhe do të tingëllojë më i fortë e më i qartë se kurrë. Mençuria e tij do të jetojë”, duke shtuar se turneu i tij do të vijojë, pavarësisht vdekjes së parakohshme të bashkëshortit të saj.

Për herë të parë, flet gruaja e të ndjerit Charlie

Erika Kirk theksoi gjithashtu se Charlie ishte vrarë sepse “ai predikonte një mesazh patriotizmi, besimi dhe dashurie të mëshirshme të Zotit”.

“Kriminelët përgjegjës për vrasjen e bashkëshortit tim nuk e kanë idenë çfarë kanë bërë. Ata duhet ta dinë! Nëse menduat se misioni i bashkëshortit tim ishte i fuqishëm më parë, tanimë nuk e keni idenë se çfarë keni çliruar në këtë vend dhe në botë…Britmat e mia do të jehojnë në të gjithë botën si një thirrje për betejë”.

Në atë që organizata e përshkroi si fjalimin e saj drejtuar kombit, Erika Kirk falënderoi oficerët e rendit dhe ata që ndihmuan në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e të shoqit. Tyler Robinson, 22 vjeç, u arrestua të premten në lidhje me të shtënat fatale dhe pritet të akuzohet të martën.

Për herë të parë, flet gruaja e të ndjerit Charlie

Ajo gjithashtu falënderoi JD Vance, të cilin e quajti “mik të ngushtë të bashkëshortit”, si dhe Donald Trump.

“Zoti president, bashkëshorti im ju deshi dhe ai e dinte që edhe ju e donit atë,” tha Erika Kirk, duke vijuar: “Miqësia juaj ishte e mrekullueshme.”

Erika Kirk foli gjerësisht për vlerat e krishtera të të shoqit, duke thënë se po të kishte kandiduar për një post, fokusi i tij do të kishte qenë “ringjallja e familjes amerikane” dhe se pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke inkurajuar të rinjtë të gjenin bashkëshortë dhe të krijonin familje. Ajo tha se beteja ku ai ishte i përkushtuar nuk ishte politike, por “mbi të gjitha shpirtërore”.

Me gjuhë përçarëse dhe shpesh me retorikë paragjykuese, Charlie Kirk luajti një rol vendimtar në afrimin e të rinjve, sidomos djemve, me lëvizjen “Make America Great Again” (MAGA). Ai ishte i njohur për pikëpamjet e tij nxitëse dhe diskriminuese, nuk besonte në ndarjen mes kishës dhe shtetit dhe thoshte se demokratët “përfaqësojnë gjithçka që Zoti urren”.

Ai pretendonte se perëndimi ishte në një “betejë shpirtërore” me marksizmin dhe islamin, kërkonte ndalim total të kujdesit shëndetësor për transgjinorët, e përshkruante emigracionin nga vendet myslimane si “vetëvrasje civilizuese” dhe shpërndante teori konspirative mbi humbjen e Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020.

Për herë të parë, flet gruaja e të ndjerit Charlie

Gruaja e tij e përdori fjalimin për të mobilizuar të rinjtë, duke iu drejtuar nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve, që të vazhdojnë kauzën e tij. Ajo i nxiti ata të krijojnë ose të bashkohen me degët e “Turning Point USA” në shkollat e tyre.

Vdekja e Kirk, një aleat i ngushtë i Trump, ka sjellë edhe njëherë në qendër të vëmendjes kërcënimin në rritje të dhunës politike në SHBA. Vrasja u dënua nga të dyja palët politike. Megjithatë, në një intervistë në “Fox & Friends” të premten në mëngjes, presidenti amerikan tha “Nuk më intereson fare” kur u pyet se si synonte të bashkonte vendin pas të shtënave.

Ai shtoi: “Radikalët e djathtë janë radikalë sepse nuk duan të shohin krim. Radikalët e majtë janë problemi: ata janë të egër, të tmerrshëm dhe të zgjuar politikisht. Ata duan burra në sportet e grave, ata duan transgjinorë për të gjithë, ata duan kufij të hapur. Gjëja më e keqe që i ka ndodhur këtij vendi.”

 

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj