Fashion & Beauty

Për herë të parë, Orinda Huta bën një ndryshim drastik në flokë!

Për herë të parë, Orinda Huta bën një ndryshim
Foto: Orinda Huta/ Instagram

Pas shumë vitesh me imazhin e saj ikonik si koketë bionde, këtë vjeshtë Orinda Huta ka vendosur të bëjë një ndryshim të guximshëm: ka lyer flokët në ngjyrë kafe për herë të parë. Dhe për gjithë komunitetin e skeptikëve: nuk është e thjeshtë të kalosh nga biondja në kafe, kështu që ndryshimi është vërtet drastik!

Për herë të parë, Orinda Huta bën një ndryshim

Për herë të parë, Orinda Huta bën një ndryshim

Për herë të parë, Orinda Huta bën një ndryshim

Për herë të parë, Orinda Huta bën një ndryshim

Për herë të parë, Orinda Huta bën një ndryshim

Për herë të parë, Orinda Huta bën një ndryshim

Ndonëse flokët biondë ishin bërë pjesë e identitetit të saj publik, Orinda ka treguar se ishte koha për diçka ndryshe dhe ky tranzicion nuk është gjithmonë i lehtë për flokët, sidomos kur vjen pas vitesh zbardhjeje të vazhdueshme. Megjithatë, duket se ia ka vlejtur ndryshimi:

Për herë të parë, Orinda Huta bën një ndryshim

Flokët e dekoloruar janë zakonisht të brishtë dhe të thatë, dhe për të arritur një rezultat të bukur dhe afatgjatë, kërkohet përkujdesje e veçantë. Sipas ekspertëve të lyerjes, flokët duhet të përgatiten me trajtime të pasura me proteina dhe hidratim përpara se të lyhen më errët. Kjo ndihmon pigmentin e ri të lidhet më mirë dhe siguron një pamje më të shëndetshme.

Për herë të parë, Orinda Huta bën një ndryshim

Për herë të parë, Orinda Huta bën një ndryshim

Lajmi i mirë për të gjitha vajzat dhe gratë që mendojnë të bëjnë të njëktin ndryshim si Orinda: kthimi në kafe është më pak i dëmshëm për flokët. Ngjyrat kafe, sidomos ato me përbërës natyralë ose semipermanentë, janë më të pasura me vajra ushqyes dhe zakonisht nuk kërkojnë përdorimin e zbardhuesve agresivë. Në fakt, shumë gra tregojnë se flokët e tyre duken më të shëndetshëm dhe me më shumë shkëlqim pas këtij tranzicioni.