
Rikthehemi meqë na kërkuat! E dimë që po prisni përmbledhjen, por 1 minutë heshtje si fillim për këtë kombinim të pakapërdishëm të Ledionit mbrëmë:

Vazhdojmë tani.
#1. Kristi ofendon rëndë Ilirin dhe Selinën me ndarjen e krevateve
Prime nisi i zjarrtë me bisedën e ndarjes së krevateve, kryesisht sepse Ilir Vrenozi nuk fle dot burrë-me-burrë! Pikë!

Mirëpo, jo vetëm Iliri e kishte të vështirë të flinte gjumë me Senon e shkretë që s’u ndje, por edhe Selina balerina me Mirin e West Side-it! Dikush me komplekse, e tjetra e ndier e disrespektuar, duket se Kristi - që bëri ndarjen e krevateve natën e parë - ka ditur ku t’i prekë këta banorë.

Selina shprehu vetë natën e parë se donte të flinte krah Mirit, por s’e priti që strategu i mëposhtëm ta bënte bashkë në një krevat me atë që ajo e sheh si babanë e vet, e tjetri si bijën e tij:

Megjithatë, kemi frikë se Arbri erdhi me një zgjidhje që i uli komplet gjakrat: le të flenë një nga koka, një nga këmbët!
#2. Çmim Nobel për paqen për gjithë banorët e BBVA 5
Veçanërisht për Brikenën, kot nuk është miss. Po flasim për hyrjen e banorit të ri në shtëpi, që është dhe banori i parë i verbër në historinë e Big Brother-it në Shqipëri. Është vetëm prime-i i dytë, dhe kemi parë Monika Kryemadhin të qajë dy herë deri më tani.

Lot u derdhën dhe nga yjet dhe nuk e kuptuam pse në fakt sepse përtej muzikës dramatike në sfond, Stenaldo u duk nga klipi prezantues dhe hyrja më vonë, si banori më i kthjellët e më i artikuluar deri më tani.
Siç tha dhe vetë Stenaldo, “mendoj që do u dal nga qejfi shpejt banorëve” dhe gjë e mirë që jemi në të njëjtën mendje.
#3. Kristi ua punoi gjithë banorëve dhe ata refuzojnë ta pranojnë
Që Kristi ka hyrë për të qëndruar gjatë këtë edicion, kjo ka qenë e qartë që kur përflitej se do të ishte pjesë e "BBVA 5".
Me zgjuarsi, ai thirri gjatë ditës gjithë banorët të bashkoheshin në dhomën e ndjenjjes, duke i bërë ata të mendojnë se po mblidhen me njoftim të Vëllait të Madh, kur ishte thjesht një lojë e Kristit “për të shprehur dashurinë ndaj banorëve”.
I lezetshëm është argumenti i Mirit, i cili thotë se “nuk u gënjeva prej Kristit, thjesht mendova se na thirri Vëllai i Madh”.
Të irrituar u dukën dhe pjesa tjetër që e hëngrën sapunin për djathë. Na falni, ç’mendoni ju, se ka ardhur për të krijuar ndonjë vëllazëri aty brenda Kristi? Ai mund të duket vërtet si shërbëtori i Babagjyshit teksa punon ligësitë e veta, por mos i besoni pamjes së tij jokërcënuese:

#4. Hyjnë dhe tre banorë të rinj radhazi
E para qe Armela, ish-banore e "Big Brother 9", që si duket s'e nisi me këmbën e mbarë dhe la një takë aty në hyrje:

I dyti ishte Juxhin Plovishti, i shumëpërfolur se do të ishte banor këtë edicion:

Tani u bënë dy banorë me nerv shiatik brenda:

Dhe e treta Juela, një tjetër këngëtare dhe vajza e tretë e Mirit, i cili edhe po të mos i njohë fare, e ka vendosur t'i respektojë banoret që i konsideron bijat e veta:

#5. Banorët e rinj nominojnë dhe japin imunitet
Sipas ruletës, Juxhini dhe Stenaldo do zgjidhnin nga një emër nga banorët e tjerë për t'u dhënë imunitet, ndërsa Armela dhe Juela do të nominonin për episodin e radhës.

Juxhini i dha imunitet Brikenës, kurse Stenaldo Ilirit. Armela nominoi Lornën sepse e priti me shpatë, kurse Juela Kristin sepse... e priti me shpatë. S'besojmë se Juela do i kopjojë gjithmonë kështu detyrat e shtëpisë.
#6. 2 të nominuarit zgjedhin 2 të tjerë për nominim
Që kur me këto privilegje të nominuarit? Gjithsesi, nominimit i bashkohen Seno dhe Selin, dhe votimi për të shtunën është "kë doni të shpëtoni?".

Deri atëherë, mirupafshim në të tjera kostume të çuditshme të Ledionit e prime-e kaq (jo)interesante. :)
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.