
Mbrëmja nisi me aheng, Kristi këndoi versionin përfundmitar të “Tunde moj Selinë”. Shijojeni se pjesa tjetër s’është kaq e këndshme.
View this post on Instagram
#1. Mirit i prishet imazhi
Miri i bëri thirrje avokatit të vet se do të akuzojë Keijsin për shpifje, kryesisht për deklaratën e një jave më parë, ku Keijsi tha se Miri blinte lule në dyqanin e luleve të familjes së Stelinës dhe ua dërgonte dashnoreve.

“Unë jam burrë i vetëm një gruaje,” deklaroi më tej ai me bindje. U desh pak kohë për ta sqaruar si gjë, por ia doli.
#2. Ina ia del mbanë të vazhdojë të urrehet

Ina ishte shumë krenare me veten kur i ofroi Kristit të hante banane me të dhe kur i tha Brikenës se s’mund të ishte miss kur ka bërë botoks e fillerë.

Megjithatë, falja e Inës erdhi, mes shumë ulërimash dhe këmbënguljes se edhe atë po e kryqëzojnë aty brenda vetëm sepse ka puthur një djalë.
#3. Historia e jetës së Stelinës
Historia është e fortë, kështu që prisni të qani.
View this post on Instagram
#4. Kirsti merr letër nga babi
Dhe bën gjëmën duke kërkuar me tërë mend të lërë shtëpinë. Mirëpo, pas shumë këmbënguljesh nga Ledioni, Kristi është ende me ne.

Arsyeja e dëshirës për t’u larguar qe se ishte bërë e papërballueshme që të ndodhej në situata që nuk i bëjnë nder imazhit të tij dhe e bëjnë ndoshta të dalë nga vetja.
#5. Largohet Flori
Kësaj radhe Ledioni nuk u përpoq shumë të bindte dhe dikë tjetër të mos largohej. Megjithatë, arsyeja e Florit ishte më e madhe sepse malli për fëmijët e vet ishte bërë i papërballueshëm.

Dhe thamë që është ters kur të bie diçka që në hyrje!
#6. Televotimi i radhës
Për shkak të terrorit që bënë aty brenda, zarfi i zi nxorri në televotim Keijsin, Erikun dhe Inën, e cila ishte një banore me Stelinën. Por, Brikenës, si lidere e shtëpisë, iu dha mundësia që të hiqte një person nga televotimi për ta zëvendësuar me dikë tjetër.
Brikena hoqi Stelinën, duke e ndarë përgjithmonë edhe nga të qenit një banore e vetme me Inën, dhe vendosi në televotim Mateon. Dhe gjithçka vetëm sepse ky zbuloi një ish-njohje…
