Showbiz

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në
Foto: Top Channel

#1. Rogerti del nga shtëpia

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Pas pyetjeve tendencioze ndaj Selinës, për “aventurat në Dubai”, “marrëdhëniet me shumë meshkuj”, shpërtheu një debat i madh mes të dyve. Rogerti këmbëngulte se të tilla ngacmime i bën vetëm pasi i prekin familjen, por Ledioni, Monika, që shohin më shumë Big Brother se ne të tjerët, thanë se kjo s’ishte e vërtetë.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Në debat e sipër dhe përgjatë kritikave të Monikës, Rogerti çohet për t’u larguar nga shtëpia. Pati duartrokitje gëzimi, por festa filloi para kohe.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#2. Rogerti hyn prapë në shtëpi

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Çuditërisht, pas një publiciteti të gjatë, Rogerti shprehu se e kishte planifikuar që largimin ta bënte vetëm për të takuar opinionistët, ndërkohë që largimin e bëri vetëm pasi Monika i tha “je i fëlliqur po të rrish ende brenda”.

Akuzoi opinionistët se janë të njëanshëm dhe që s’e kanë mbështetur asnjëherë (se për çfarë të mbështetet??) e quajti Monikën politikane të dështuar, etj., etj.. Të gjitha këto pa më të voglën tërheqje të veshit për gjithë vulgaritetin e gjthë ditëve dhe atyre minutave në televizion kombëtar.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Por ja tek e kemi, sërish brenda shtëpisë.

#3. Puthja e Selinës dhe Gimbos

I frymëzuar nga Arbri, Gimbo tentoi të puthë në buzë Selin, gjë që kjo e fundit s’e priti mirë. Sipas Selinës, është mirë të vijë në mënyrë më organike.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Megjithatë, s’u desh shumë që të pajtoheshin dhe të vazhdonin puthjet e shpeshta në qafë.

Gjithashtu, Brikena refuzon të martohet me Mateon, qoftë edhe për një dasmë jo të vërtetë, kështu që dasma patjetër që do të mbetej për Selinën dhe Gimbon.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Dasma s’mund të ndodhë pa një propozim për martesë, të cilin Gimbo ia bëri Selinës me unazën që mbante vetë, të cilën tha se e kishte trashëguar nga i ati.

#4. Ikën Alessio

Sepse nuk po përballonte dot më izolimin, largesën nga fëmijët dhe me siguri debatet si ato më lart, në të cilat u kap disa herë prej kamerës i dukur i lodhur.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#5. Gimbo merr një telefonatë nga motra

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Gimbo dhe Selin duhet të zgjidhnin se cili prej tyre të fliste me motrën e vet dhe u dakordësuan për Gimbon. Motra dukej shumë pozitive dhe mund të thuhet që e dha dhe ajo bekimin e saj për dasmorët e ardhshëm.

#6. Televotimi i radhës

Nga nominimet: Juela, Arditi, Artani, Mateo, Miri dhe Rogerti dalin në televotim. Mateo u zëvendësua me Malin prej Stenaldos, i cili e kishte këtë avantazh prej shpalljes si lider.