
Ndiqni më poshtë disa nga zhvillimet që shënuan javën, të përmbledhura përmes imazheve nga vende të ndryshme të botës.
Kiev, Ukrainë
Flakët dhe tymi dalin nga një ndërtesë banimi e dëmtuar gjatë sulmeve ruse me raketa në Kiev.
Shën Petersburg, Rusi
Tym i dendur ngrihet në qiell pas sulmeve me dronë ukrainas ndaj magazinave të kompanisë ruse të tregtisë online, Wildberries.
Gaza
Një fëmijë palestinez i plagosur dërgohet në spitalin al-Shifa për trajtim pas sulmeve izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia. Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, u bëri thirrje autoriteteve federale amerikane që të arrestojnë Benjamin Netanyahun, nëse kryeministri izraelit viziton SHBA-në gjatë këtij viti.
Deir Jarir, Bregu Perëndimor
Gratë palestineze marrin pjesë në funeralin e Awda Farakhneh, i cili u vra nga të shtënat e ushtrisë izraelite. Bastisja në Deir Jarir la dy palestinezë të vrarë dhe një tjetër të plagosur.
Tiranë, Shqipëri
Protestuesit përplasen me policinë përpara Kuvendit gjatë një tubimi kundër qeverisë. Policia përdori ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj me piper për të shpërndarë turmën, ndërsa mbi 25 persona raportohet se u shoqëruan në komisariat. Nga përplasjet u raportuan të lënduar mes qytetarëve, si edhe persona që kërkuan ndihmë mjekësore.
Deir al-Balah, Gaza
Një vajzë palestineze kërkon sende të ripërdorshme në një zonë mbetjesh. Ministrat izraelitë të Mbrojtjes dhe Financave njoftuan këtë javë planet për ngritjen e tri vendbanimeve në Gaza, si edhe financime prej më shumë se 400 milionë dollarësh për zgjerimin e ndërtimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Almorox, Spanjë
Pjesëtarë të njësisë ushtarake të emergjencave luftojnë me një zjarr pranë Almoroxit. Temperaturat ekstreme në Europën Jugore kanë detyruar të paktën 30 mijë persona të largohen nga zonat e prekura nga zjarret në Francë dhe Spanjë.
Lacanau, Francë
Pushuesit qëndrojnë në plazhin Moutchic, ndërsa re të mëdha tymi nga zjarret ngrihen në horizont. Autoritetet në jugperëndim të Francës urdhëruan evakuimin e plotë, nga toka dhe deti, të gadishullit Cap Ferret, për shkak të avancimit të një zjarri të fuqishëm dhe të paparashikueshëm drejt një prej zonave më të njohura turistike të vendit.
Cotignac, Francë
Një avion fluturon pranë flakëve që kanë përfshirë pyjet. Sipas të dhënave të Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje, sipërfaqja e djegur në Bashkimin Europian deri më 22 korrik ishte rreth dy herë më e madhe se mesatarja e dy dekadave të fundit për të njëjtën periudhë.
Zermatt, Zvicër
Grupe alpinistësh ngjiten në malin Breithorn, duke u nisur nga zona Matterhorn Glacier Paradise, gjatë një dite të ngrohtë vere në Zermatt.
Caraballeda, Venezuelë
Vullnetarë dhe familjarë të viktimave kërkojnë mes rrënojave të një ndërtese të shkatërruar nga tërmetet e 24 qershorit në Caraballeda.