Fashion & Beauty

Pesë gjëra që estetistet e thonjve nuk i durojnë dot dhe ju me siguri i keni bërë

Pesë gjëra që estetistet e thonjve nuk i durojnë dot dhe ju
Foto: Vesnaandjic/Getty Images

Ndoshta, pa e kuptuar ke bërë, disa gabime të zakonshme kur ke shkuar te estetistja për seancën e radhës të manikyrit. Sipas profesionisteve të industrisë, këto janë disa gjëra që nuk duhet t’i bësh kurrë dhe çfarë duhet të bësh në vend të tyre.

1. Të shkosh me vonesë

Të vonohesh për takimin nuk është vetëm problem për ty, por për gjithë oraret e sallonit. Nëse ndodh diçka e papritur, minimumi është të lajmërosh. Kjo ndihmon që puna të vijojë normalisht dhe të mos ndikosh edhe te klientët e tjerë.

2. Të mos tregosh për alergji apo ndjeshmëri

Nëse ke alergji, lëkurë të ndjeshme apo ndonjë problem shëndetësor, duhet ta thuash që në fillim. Disa produkte mund të mos të përshtaten dhe transparenca ndihmon që eksperienca të jetë sa më e sigurt dhe e këndshme.

3. Të shkosh në tualet në mes të procesit

Mund të duket gjë e vogël, por sapo thonjtë fillojnë të punohen ose të lyhen, çdo lëvizje mund të prishë rezultatin. Zgjidhja? Shko në tualet para se të fillojë shërbimi.

4. Të mos shpjegosh çfarë do

Estetistet nuk ju lexojnë mendjen. Nëse ke një ide të qartë për formën, ngjyrën apo gjatësinë, thuaje që në fillim. Sa më shumë detaje të japësh, aq më afër rezultatit që ke në mendje do jesh.

5. Të lëvizësh vazhdimisht

Telefon, lëvizje, nervozizëm - të gjitha këto mund të prishin punën dhe madje të rrezikojnë edhe ndonjë prerje të vogël. Qëndro sa më e qetë, për një rezultat më të pastër dhe më të shpejtë.

REELS

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞

POV: thua “vetëm një copë”, por Krostata me fiq ka plane të tjera. 👀🤎