Fashion & Beauty

Po përdor vaj bebi për t’u nxirë? Dermatologët kanë një paralajmërim

Me ardhjen e verës, dëshira për një nxirje të artë rikthen edhe shumë “sekrete” bukurie që qarkullojnë prej vitesh. Një prej tyre është përdorimi i vajit për bebe gjatë ekspozimit në diell, një praktikë që së fundmi është bërë sërish virale në rrjetet sociale.

Megjithëse shumë pretendojnë se ndihmon për t’u nxirë më shpejt, ekspertët paralajmërojnë se vaji për foshnje nuk ofron asnjë mbrojtje ndaj rrezeve UV. Përkundrazi, ai krijon një shtresë që rrit përthithjen e rrezatimit diellor, duke bërë që lëkura të nxihet më shpejt, por edhe të ekspozohet më shumë ndaj dëmtimeve.

Si pasojë, rritet rreziku i djegieve nga dielli, plakjes së parakohshme të lëkurës, njollave dhe dëmtimeve të tjera të shkaktuara nga rrezatimi ultravjollcë.