Showbiz

Princ Harry zbulon mësimin e rëndësishëm për prindërimin që ka marrë nga princeshë Diana

Princ Harry zbulon mësimin e rëndësishëm për
Foto: Getty Images

Princi Harry ka folur si rrallëherë për fëmijët e tij, princin Archie dhe princeshën Lilibet, duke zbuluar se një nga mësimet më të vlefshme për prindërimin e ka marrë nga nëna e tij, princesha Diana. Gjatë episodit më të fundit të podkastit të Joe Marler, ai tregoi se përpiqet ta zbatojë çdo ditë këtë mësim në marrëdhënien me dy fëmijët që ka me Meghan Markle.

"Nëse dita ka qenë e vështirë, një gjë që bëj gjithmonë është t'i përqafoj fëmijët e mi edhe më fort se zakonisht," tha Harry, duke folur për Archie-n dhe Lilibet-in.

Ai ka treguar edhe më parë se Diana e përqafonte atë dhe vëllanë e tij, princin William, "sa më fort që mundej", një kujtim që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës dhe që sot frymëzon mënyrën si sillet si baba.

Javën e kaluar, Harry dhe fëmijët e tij u ribashkuan zyrtarisht me gjyshin e tyre, mbretin Charles. Meghan Markle organizoi një udhëtim drejt Mbretërisë së Bashkuar në momentet e fundit, ndërsa Harry po përfundonte një vizitë në vendlindjen e tij.

Sipas raportimeve të revistës People, Archie, Lilibet, Meghan dhe Harry vizituan mbretin Charles në Highgrove House, rezidenca e tij kryesore në fshat. Takimi u mbajt plotësisht privat dhe nuk do të publikohen fotografi apo detaje të tjera nga vizita.

Herën e fundit që Archie dhe Lilibet kishin takuar gjyshin e tyre ishte në vitin 2022, kur udhëtuan me prindërit në Mbretërinë e Bashkuar për festimet e Jubileut të Platinit të mbretëreshës Elizabeth. Disa muaj më vonë, Meghan u rikthye në Britani me Harry-n për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të mbretëreshës.

Raporte të ndryshme kanë bërë të ditur se Meghan, Archie dhe Lilibet mund të kenë udhëtuar për një vizitë të shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar pasi kërkesa e Harry-t për mbrojtje të përhershme shtetërore për familjen e tij ishte refuzuar. Thuhet se Harry po kërkonte me ngulm një zgjidhje në momentet e fundit për t'i sjellë në Britani, qoftë edhe vetëm për 24 orë, pasi siguria u garantohej vetëm kur ndodheshin në rezidencat mbretërore.

Më 8 korrik, gazeta The Mirror raportoi se Harry mbetet ende me shpresën për një ribashkim më të gjerë familjar me Mbretin Charles.

"Edhe pse asgjë nuk është vendosur përfundimisht, bisedimet vazhdojnë," tha një burim.

Një tjetër burim pranë familjes mbretërore shtoi se mbreti Charles nuk do ta humbiste mundësinë për të kaluar kohë me nipërit e tij.

REELS

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!