Showbiz

Prit, çfarë? Shumë shpejt Stresin mund ta shohim *zyrtarisht* në politikë

Prit, çfarë? Shumë shpejt Stresin  mund ta shohim *zyrtarisht*

E kemi parë të këndojë, të protestojë, t’i bëje diss-e kryeministrit, por (mbase) Stresin, a.k.a Arkimed Lushajn, mund ta shohim në politikë.

Si?

Ja, e shpjegojmë me kujdes. Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, vetë Stresi bëri të ditur se do të kandidojë për një vend në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Sipas tij, kjo tentativë “për të futur këmbët në politikë” lidhet me dëshirën për të përfaqësuar të rinjtë dhe për të sjellë më pranë institucioneve problemet dhe shqetësimet e tyre. 

Madje, theksoi se përvoja personale e ka njohur më mirë me realitetin, teksa bëri një thirrje edhe për të rinjtë:

Prit, çfarë? Shumë shpejt Stresin  mund ta shohim *zyrtarisht*


Si saktësisht mund të përfshihet në politikë?

Kandidatët në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike propozohen nga strukturat e partisë ose vetëkandidohen, ndërsa delegatët e kuvendit votojnë për emrat që do të jenë pjesë e këshillit. 

Po nëse zgjidhet?

Le të themi se Stresi do të jetë një zë brenda strukturave të PD-së për të adresuar problematika të caktuara dhe një nga anëtarët që kontribuon në politikat e brendshme të partisë.

Prit, çfarë? Shumë shpejt Stresin  mund ta shohim *zyrtarisht*

E po, suksese!

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

Wait, what? We may soon see Stress *officially* in politics

Prit, çfarë? Shumë shpejt Stresin  mund ta shohim *zyrtarisht*

You've seen him sing, protest, and diss the prime minister, but (maybe) Stresin, aka Arkimed Lushaj, we can see him in politics.

How?

Here, we explain it carefully. Through a reaction published on social networks, Stresi himself announced that he will run for a seat in the National Council of the Democratic Party of Albania.

According to him, this attempt "to enter politics" is related to the desire to represent young people and bring their problems and concerns closer to institutions. 

He even emphasized that personal experience has made him better acquainted with reality, while also making an appeal to young people:

Prit, çfarë? Shumë shpejt Stresin  mund ta shohim *zyrtarisht*


How exactly can one get involved in politics?

Candidates for the National Council of the Democratic Party are proposed by party structures or run for office, while assembly delegates vote for the names that will be part of the council. 

What if it is resolved?

Let's say that Stresi will be a voice within the DP structures to address certain issues and one of the members who contributes to the party's internal policies.

Prit, çfarë? Shumë shpejt Stresin  mund ta shohim *zyrtarisht*

Yes, success!