Fashion & Beauty

Pse “Butterfly bob” është prerja më e kërkuar e momentit

Një model për prerjen e flokëve po fiton me shpejtësi terren në sallone: “butterfly bob”. Kërkimet në Google për këtë stil janë rritur me 300% krahasuar me një vit më parë, ndërsa në TikTok ka grumbulluar afro dy milionë përmendje.

Arsyeja e popullaritetit të tij është e thjeshtë: përshtatet me forma të ndryshme fytyre dhe krijon iluzionin e flokëve më të dendur, më të plotë dhe me më shumë lëvizje.

“Butterfly bob” është versioni më i shkurtër i prerjes klasike “butterfly cut”, e njohur për shtresat e gjata (prerja e flokëve me shkallëzim) që kornizojnë fytyrën, frymëzuar nga krahët e fluturës.

Çfarë e dallon “butterfly bob”? Pjesa e përparme dhe ajo e pasme priten me shkallëzim, në mënyrë që flokët të kenë më shumë teksturë dhe lëvizje. Shtresat duhet të jenë të lehta dhe jo tepër të rënda, në mënyrë që të mos e ulin volumin. 

Kur realizohet siç duhet, kjo prerje është edhe relativisht e lehtë për t’u stiluar në shtëpi.

A funksionon për çdo lloj floku? Po. Një nga arsyet pse kjo prerje po bëhet kaq popullore është pikërisht përshtatshmëria e saj.

Te flokët e drejtë, shtresat krijojnë më shumë lëvizje dhe i japin formë gjatësisë. Te flokët kaçurrelë, prerja mund të shtojë volum në zonat ku dëshironi ta theksoni dhe ta ulë aty ku nuk nevojitet.

Te flokët me onde, shtresat nxjerrin në pah teksturën natyrale dhe i japin prerjes një pamje më të lirshme, pa shumë përpjekje.

Pra, nuk është një model që funksionon vetëm për një strukturë të caktuar floku. 

Favorizon edhe forma të ndryshme fytyre: Te fytyrat katrore, shtresat e zbusin vijën e nofullës dhe këndet më të forta. Te fytyrat në formë zemre, ato ekuilibrojnë tiparet dhe harmonizojnë ballin më të gjerë. Te fytyrat ovale, prerja thekson simetrinë natyrale, ndërsa te fytyrat e rrumbullakëta, shtresat krijojnë iluzionin e një fytyre pak më të gjatë.

Si ta stiloni në shtëpi? Për më shumë volum, flokët mund të thahen me tharëse duke e drejtuar ajrin poshtë përgjatë fijeve. Më pas, pjesët e përparme mund të kthehen nga brenda me një furçë të rrumbullakët. Një alternativë janë edhe bigudinat.

Sa shkurt t'i prisni flokët? Bukuria e “butterfly bob” qëndron edhe te fakti se mund të përshtatet me gjatësi të ndryshme. Një këshillë e rëndësishme është që gjatësia fillestare të lihet pak më e madhe sesa rezultati që dëshironi. Pasi të krijohen shtresat dhe forma karakteristike e krahëve të fluturës, prerja do të duket natyrshëm më e shkurtër.

“Butterfly bob” është një nga ato prerje që duket e kuruar, por jo e ngurtë; ka volumin dhe lëvizjen e një prerjeje me shkallëzim, por ruan elegancën dhe praktikën e prerjes klasike bob.

REELS

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞

POV: thua “vetëm një copë”, por Krostata me fiq ka plane të tjera. 👀🤎

Si i bëhet në këto raste? 😂

POV: Garderoba jote sapo kërkoi një upgrade. 🛍️✨ Summer Sale në @fashionandfriends_al në TEG ka nisur, me ulje deri në 60%. Mos bëj scroll shumë gjatë, se outfitet më të mira zhduken sa hap e mbyll sytë. 👀