News

Pse Greqia është tani vendi më i mirë në botë për të jetuar kur del në pension?

Pse Greqia është tani vendi më i mirë në botë
Foto: georgeclerk/iStockphoto/Getty Images

Me rritjen e jetëgjatësisë, gjithnjë e më shumë njerëz po vendosin t’i kalojnë dekadat e fundit të jetës në një vend tjetër, një vend me kosto më të ulët jetese, klimë më të butë dhe shërbime më të mira për moshat e treta.

Natyrisht, largimi nga shtëpia, miqtë dhe familja për një jetë të re jashtë shtetit është një hap madhor, që kërkon planifikim. Pikërisht për këtë arsye, revista e njohur International Living ka publikuar Indeksin Vjetor Global të Pensioneve, i cili vlerëson destinacionet më të mira në botë për të jetuar pasi del në pension. Renditja bazohet në faktorë si: kostoja e jetesës, kujdesi shëndetësor, strehimi, procedurat e vizave, klima dhe lehtësia e përshtatjes për të huajt.

Cili vend kryeson listën për vitin 2026?

Vendi numër 1 për vitin 2026 është Greqia, një shtet i ngrohtë, i bekuar me mijëra ishuj piktoreskë dhe një mënyrë jetese që, sipas International Living, është perfekte për një fillim të ri.

“Renditja e Greqisë në vend të parë shënon një kthesë të rëndësishme në skenën europiane të pensioneve,” thotë Jennifer Stevens, kryeredaktore e International Living. “Prej vitesh Portugalia dhe Spanja kryesonin listat, por ndryshimet në politikat e vizave dhe rritja e kostove i kanë shtyrë pensionistët të kërkojnë alternativa më të përballueshme. Greqia ofron pikërisht këtë: bukuri, mikpritje dhe opsione të thjeshta për leje qëndrimi.”

Çfarë e bën Greqinë kaq tërheqëse?

Një nga arsyet kryesore është programi Golden Visa, i cili u mundëson të huajve të marrin leje qëndrimi nëse investojnë minimumi 250,000 euro në pasuri të paluajtshme. Përveç kësaj, vendi vlerësohet shumë për: klimën mesdhetare, sistemin shëndetësor cilësor, kostot relativisht të ulëta të jetesës, opsionet e shumta të strehimit në qytet, mikpritja e komunitetit për të huajt.

Lista me top 10 vendet më të mira:

1. Greqi
2. Panama
3. Kosta Rika
4. Portugali
5. Meksikë
6. Itali
7. Francë
8. Spanjë
9. Tajlandë
10. Malajzi

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

Why is Greece now the best place in the world to live when you retire?

Pse Greqia është tani vendi më i mirë në botë
Photo: georgeclerk/iStockphoto/Getty Images

With increasing life expectancy, more and more people are deciding to spend the last decades of their lives in another country, a place with a lower cost of living, a milder climate, and better services for the elderly.

Of course, leaving home, friends and family for a new life abroad is a big step, requiring planning. That's why the renowned magazine International Living has published its annual Global Retirement Index , which ranks the best destinations in the world to live after retirement. The ranking is based on factors such as: cost of living, healthcare, housing, visa procedures, climate and ease of adaptation for foreigners.

Which country tops the list for 2026?

The number 1 country for 2026 is Greece, a warm country blessed with thousands of picturesque islands and a lifestyle that, according to International Living, is perfect for a new beginning.

“Greece’s ranking in the top spot marks a significant shift in the European retirement scene,” says Jennifer Stevens, editor-in-chief of International Living. “For years, Portugal and Spain topped the charts, but changes in visa policies and rising costs have prompted retirees to seek more affordable alternatives. Greece offers just that: beauty, hospitality, and easy residency options.”

What makes Greece so attractive?

One of the main reasons is the Golden Visa program, which allows foreigners to obtain a residence permit if they invest a minimum of 250,000 euros in real estate. In addition, the country is highly regarded for: the Mediterranean climate, the quality healthcare system, the relatively low cost of living, the numerous housing options in the city, the hospitality of the community towards foreigners.

List of the top 10 best places:

1. Greece
2. Panama
3. Costa Rica
4. Portugal
5. Mexico
6. Italy
7. France
8. Spain
9. Thailand
10. Malaysia