Mama

"Pse i them vajzës sime që është e bukur gjatë gjithë kohës, pavarësisht ç'thonë ekspertët e prindërimit"

"Pse i them vajzës sime që është e bukur gjatë
Foto: Courtesy of Shannon Bradley-Colleary

Kohët e fundit është bërë shumë popullore ideja që prindërit duhet t’i komplimentojnë fëmijët për aftësitë dhe jo për pamjen. Sipas kësaj teorie, t’u thuash vajzave “sa të bukura janë” mund t’i bëjë që të fokusohen tepër te dukja dhe më vonë të kenë pasiguri me trupin apo vetëvlerësimin.

Shannon Bradley-Colleary, shkrimtare, aktore dhe blogere amerikane që shkruan shpesh për marrëdhëniet, prindërimin, jetën familjare dhe vetëvlerësimin nuk bie dakord. Ajo thotë se nuk beson te qasja “ose kështu, ose hiç fare”. Sipas saj, mund t’i thuash një vajze që është e zgjuar, kreative, e fortë dhe e talentuar pa hequr dorë nga komplimenti “je shumë e bukur”.

Shannon tregon se vajza e saj e madhe është tipi që preferon të “humbasë” mes turmës. I pëlqen uniforma e shkollës sepse nuk bie në sy. I mban flokët gërsheta që të mos marrë shumë vëmendje. Nuk i interesojnë fare makijazhi apo bizhuteritë.

Megjithatë, sa herë që e merr nga shkolla dhe e sheh ulur në sediljen pranë saj, nuk reziston dot pa i thënë:

“Je shumë e bukur.”

Vajza mundohet të sillet sikur bezdiset, por buzëqeshja e tradhton. Dhe komplimentet nuk mbarojnë aty. Ajo lavdërohet edhe për durimin, humorin, kreativitetin dhe mënyrën si sillet me fëmijët e vegjël, të cilët e adhurojnë menjëherë.

Ndërsa vajza e dytë e saj, sipas Shannon, “dukej sikur kishte lindur me manikyr në duar”. I pëlqen moda, grimi, të jetë në qendër të vëmendjes dhe do që njerëzit ta vënë re sapo hyn në një dhomë.

Edhe asaj autorja i thotë shpesh që është e bukur. Sepse për të, është. Por njëkohësisht e komplimenton edhe për imagjinatën, zgjuarsinë, guximin në futboll dhe mënyrën si sillet me shoqet.

Pra ideja është kjo: pse duhet të zgjedhim vetëm njërën?

Sepse bota do t’i kritikojë mjaftueshëm vetë

Shannon kujton komentet që ka dëgjuar kur ishte adoleshente dhe që i kanë ndikuar shumë te vetëbesimi:

“Do ishe e bukur po të mos kishe ato flokë.”

“Flokët e tua duken tmerr.”

“Këmbët e tua duken si fije.”

“Ke celulit. Sa e shpifur.”

“Pse vesh reçipeta kur s’ke asgjë?”

Pra, ku qëndron problemi t’i bësh fëmijët të ndihen mirë me veten?

Autorja thotë se nuk e kupton pse komplimentet për pamjen trajtohen sikur janë diçka e gabuar, kur bota jashtë është kaq e ashpër me vajzat dhe gratë.

Sipas saj, nuk ka asgjë të keqe t’i thuash vajzës:

je e zgjuar,

je e fortë,

je kreative,

dhe po, je edhe e bukur.

Sepse ndonjëherë, një fjali e tillë nga prindi mund të jetë mburoja që i duhet më vonë përballë gjithë komenteve të botës.

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

"Why I tell my daughter she's beautiful all the time, despite what parenting experts say"

"Pse i them vajzës sime që është e bukur gjatë
Photo: Courtesy of Shannon Bradley-Colleary

The idea that parents should compliment their children on their abilities, not their looks, has become very popular recently. According to this theory, telling girls “how beautiful they are” can lead them to focus too much on their looks and later develop body insecurities or self-esteem issues.

Shannon Bradley-Colleary, an American writer, actress, and blogger who writes frequently about relationships, parenting, family life, and self-esteem, disagrees. She says she doesn't believe in an "all or nothing" approach. According to her, you can tell a girl that she's smart, creative, strong, and talented without giving up the compliment "you're so beautiful."

Shannon says her oldest daughter is the type who prefers to "get lost" in the crowd. She likes her school uniform because it doesn't stand out. She keeps her hair in braids so she doesn't draw too much attention. She doesn't care about makeup or jewelry at all.

However, every time she picks him up from school and sees him sitting in the seat next to her, she can't resist saying:

“You are very beautiful.”

The girl tries to act as if she's annoyed, but her smile betrays her. And the compliments don't end there. She is also praised for her patience, humor, creativity, and the way she treats young children, who immediately adore her.

While her second daughter, according to Shannon, “looked like she was born with manicures on her hands.” She loves fashion, makeup, being the center of attention, and wants people to notice her as soon as she walks into a room.

The author often tells her that she is beautiful. Because to her, she is. But at the same time, she also compliments her on her imagination, intelligence, courage in football, and the way she behaves with her friends.

So the idea is this: why should we choose just one?

Because the world will criticize them enough on its own.

Shannon recalls the comments she heard when she was a teenager that had a huge impact on her self-confidence:

"You would be beautiful if you didn't have that hair."

“Your hair looks terrible.”

"Your legs look like thread."

"You have cellulite. How slanderous."

"Why are you wearing bras when you have nothing?"

So where does the problem lie in making children feel good about themselves?

The author says she doesn't understand why compliments about appearance are treated as if they're something wrong, when the world outside is so harsh on girls and women.

According to her, there's nothing wrong with telling a girl:

You are smart,

You are strong,

you are creative,

and yes, you are beautiful too.

Because sometimes, a sentence like that from a parent can be the shield they need later in the face of all the comments from the world.