Anabelizim

Pse nuk duhet të gjykojmë mënyrën se si të tjerët përballen me vdekjen

Pse nuk duhet të gjykojmë mënyrën se si të tjerët
Pinterest/@farooqkhan463612

Pak gjëra në jetë janë më të sigurta dhe më të pashmangshme se vdekja, dhe megjithatë, mënyra si e përjetojmë atë është ndër më të paparashikueshmet. Ndonjëherë, më shumë se vdekja, komentohet mënyra se si dikush zgjedh ta jetojë dhimbjen që ky proces natyral lë pas.

Mbase është krijuar ideja se ka një “recetë” mbi mënyrën se si duhet ta “bërtasim” dhimbjen, si të qarit me ngashërim apo izolimi. Në Shqipëri, ne themi shpesh shprehjen “jemi në zi/po mbaj zi”, por a ka rregulla të pashkruara mbi këtë?

Pritshmëritë dukshëm janë këto: dikush që humb një njeri të afërt duhet të shkëputet përkohësisht nga pjesa tjetër e botës, të mbyllet në botën e tij dhe të vajtojë, madje të bëjë edhe homazhe në rrjetet sociale, si një dëshmi se vdekja ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

A është e drejtë?

Ka njerëz që shpërthejnë në lot, të tjerë që heshtin, ka nga ata që ndihen të mpirë për ditë apo javë, dhe ka edhe nga ata që, ndonëse të tronditur, vazhdojnë të flasin, të punojnë, të përballen me botën me një guxim që mund të keqinterpretohet si "mungesë dhimbjeje". 

Po, lotët tregojnë dhimbje, por jo rrallë herë, një buzëqeshje e shoqëruar me sy të përhumbur, fsheh një dhimbje të pashoqe. 

E vërteta është që dhimbja shpesh nuk ka një shtrirje kohore që përcakton saktësisht se sa na ka dhembur ikja nga kjo botë e dikujt që deshëm shumë. Madje, shumë njerëz përjetojnë atë që quhet mohim i realitet, disa të tjerë, mbase si një formë mburoje, kanë nisur ta shohin vdekjen jo si fundin e jetës, por si pjesë të saj.

Ajo që nuk duhet harruar është se në intimitetin e tij, secili prej nesh mund të ngashërehet në lot, të qeshë me kujtimet që i/e ndjeri/a lë pas apo mbase të refuzojë të pranojë realitetin. 
Të gjykosh mënyrën si dikush tjetër përballon humbjen, është një mungesë solidariteti me dhimbjen e tij dhe një dështim në njohjen e natyrës njerëzore. Nuk ka një manual se si duhet të "duket" trishtimi. 

Është koha që si shoqëri të kuptojmë se të përjetuarit e dhimbjes, siç është vdekja e një të afërmi, është një proces intim, i ndryshëm për secilin prej nesh. Të lejojmë njerëzit ta ndjejnë në mënyrën e tyre. Të jemi të kujdesshëm kur i qasemi dhimbjes së tjetrit. Të mos presim që të gjithë ta shfaqin pikëllimin në të njëjtën formë.

Fundja, asnjë demonstrim i asaj që ndjejmë nuk është më "e drejtë" apo më “e denjë” se tjetra. Ndaj, para se të gjykojmë, le të kuptojmë se duhet respektuar trishtimi i kujtdo, në cilëndo formë që e hasim.

REELS

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Konkurrentja e BBVK, Dolce, futet tek shtepia e Grande Fratello

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

Why we shouldn't judge how others deal with death

Pse nuk duhet të gjykojmë mënyrën se si të tjerët
Pinterest/@farooqkhan463612

Few things in life are more certain and inevitable than death, and yet the way we experience it is among the most unpredictable. Sometimes, more than death itself, the way someone chooses to live the pain this natural process leaves behind is commented on.

Perhaps the idea has been created that there is a “recipe” for how we should “cry out” in pain, such as crying with sobs or isolation. In Albania, we often say the phrase “we are in mourning/we are mourning”, but are there any unwritten rules about this?

The expectations are clearly these: someone who loses a loved one should temporarily disconnect from the rest of the world, close themselves off in their own world and mourn, even paying tribute on social media, as proof that the death of their loved one has left an indelible mark.

Is that right?

There are people who burst into tears, others who remain silent, there are those who feel numb for days or weeks, and there are also those who, although shaken, continue to speak, to work, to face the world with a courage that can be misinterpreted as "lack of pain." 

Yes, tears show pain, but often a smile accompanied by wandering eyes hides an incomparable pain. 

The truth is that grief often does not have a time frame that defines exactly how much it hurts to see someone we loved leave this world. In fact, many people experience what is called denial of reality, while others, perhaps as a form of shield, have begun to see death not as the end of life, but as part of it.

What we must not forget is that in our own privacy, each of us can heal through tears, laugh at the memories that the deceased leaves behind, or perhaps refuse to accept reality. 
Judging the way someone else copes with loss is a lack of solidarity with their pain and a failure to recognize human nature. There is no manual for what grief should "look like." 

It is time for us as a society to understand that experiencing pain, such as the death of a loved one, is an intimate process, different for each of us. Let us allow people to feel in their own way. Let us be careful when approaching the pain of another. Let us not expect everyone to express grief in the same way.

Ultimately, no demonstration of what we feel is more "right" or more "worthy" than another. So, before we judge, let's understand that everyone's sadness, in whatever form we encounter it, should be respected.