Relationships

Pse nuk duhet të riktheheni te ish-i dashuri që hyn e del vazhdimisht në jetën juaj

Pse nuk duhet të riktheheni te ish-i dashuri që hyn e del vazhdimisht

Shumë prej nesh e kanë përjetuar një situatë të tillë: nisni të njihni dikë, dilni në disa takime dhe në një moment vendosni, ose ai vendos, se nuk përputheni. Megjithatë, pas një kohe, ai rikthehet papritur në jetën tuaj dhe përpiqet t’ju bindë se në fakt jeni bërë për njëri-tjetrin.

Në pamje të parë mund të duket romantike. Por në shumë raste kemi të bëjmë me atë që shpesh quhet “njeriu bumerang”: personi që largohet dhe rikthehet vazhdimisht, duke hyrë e dalë nga jeta juaj sa herë që i leverdis.

Pse nuk duhet të riktheheni te ish-i dashuri që hyn e del vazhdimisht

Edhe pse një situatë e tillë mund të duket emocionuese, ka disa arsye të forta pse duhet të jeni të kujdesshëm para se të përfshiheni sërish në një marrëdhënie të tillë.

Marrëdhënia mund të mos ketë të ardhme

Shpesh, një “njeri bumerang” nuk kërkon një lidhje serioze. Në shumë raste ai thjesht kërkon vëmendje ose konfirmim se është ende joshës.

Ai është i përqendruar kryesisht te vetja

Për një person të tillë, bota shpesh sillet rreth vetes. Kjo do të thotë se edhe në marrëdhënie mund të mos tregojë interes të vërtetë për nevojat dhe ndjenjat e partnerit.

Pse nuk duhet të riktheheni te ish-i dashuri që hyn e del vazhdimisht

Nuk është i besueshëm

Nëse dikush shfaqet dhe zhduket vazhdimisht nga jeta juaj, është e vështirë të krijoni besim. Premtimet apo planet mund të ndryshojnë lehtësisht, duke ju lënë shpesh plot pasiguri.

Papjekuri emocionale

Edhe nëse është në një moshë më të rritur, një “njeri bumerang” mund të sillet në mënyrë të papjekur, duke shmangur përgjegjësitë ose duke mos ditur si të menaxhojë emocionet e tij.

Pse nuk duhet të riktheheni te ish-i dashuri që hyn e del vazhdimisht

Mund të ndjekë të njëjtin "ritual" edhe me të tjerat

Nuk është e rrallë që kjo sjellje të përsëritet edhe në marrëdhënie të tjera. Ai mund të hyjë dhe të dalë nga jeta e disa personave njëkohësisht, pa krijuar kurrë një lidhje të qëndrueshme.

Manipulimi emocional

Një tjetër rrezik është manipulimi. Ai mund t’ju bëjë të ndiheni si personi më i rëndësishëm për të, vetëm për të marrë atë që dëshiron, qoftë vëmendje, afirmim apo thjesht për të mbajtur një “opsion të hapur”.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Why you shouldn't get back with an ex-boyfriend who keeps coming in and out of your life

Pse nuk duhet të riktheheni te ish-i dashuri që hyn e del vazhdimisht


Many of us have experienced a situation like this: you start getting to know someone, go on a few dates, and at some point you decide, or he decides, that you're not compatible. However, after a while, he suddenly comes back into your life and tries to convince you that you're actually meant for each other.

At first glance, it may seem romantic. But in many cases, we are dealing with what is often called the "boomerang man": the person who leaves and returns repeatedly, entering and exiting your life whenever it suits them.

Pse nuk duhet të riktheheni te ish-i dashuri që hyn e del vazhdimisht

Although such a situation may seem exciting, there are several strong reasons why you should be cautious before getting involved in such a relationship again.

The relationship may have no future.

Often, a "boomerang man" is not looking for a serious relationship. In many cases, he simply seeks attention or confirmation that he is still attractive.

He is mainly focused on himself.

For such a person, the world often revolves around themselves. This means that even in relationships, they may not show genuine interest in their partner's needs and feelings.

Pse nuk duhet të riktheheni te ish-i dashuri që hyn e del vazhdimisht

It is not reliable.

If someone constantly appears and disappears from your life, it's hard to build trust. Promises or plans can easily change, often leaving you full of uncertainty.

Emotional immaturity

Even if they are at an older age, a "boomerang person" may behave immaturely, avoiding responsibilities or not knowing how to manage their emotions.

Pse nuk duhet të riktheheni te ish-i dashuri që hyn e del vazhdimisht

Can follow the same "ritual" with others

It is not uncommon for this behavior to be repeated in other relationships. He may enter and exit the lives of several people at the same time, without ever creating a lasting connection.

Emotional manipulation

Another danger is manipulation. He may make you feel like the most important person to him, just to get what he wants, whether it's attention, affirmation, or simply to keep an "option open."